• |
ide | kryesore

‘Jemi pa bukë’, ‘Mos bëj Flamur Nokën’, Rama ‘përplaset’ live me naftëtarin (Video)

Lajme, Të fundit



Rama arragancën e tij nuk nguron ta tregojë shpeshherë me politikanë dhe me gazetarë, por ka raste që e bën edhe me qytetarë të thjeshtë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme gjatë një video-interpelance me naftëtarët e Ballshit.

Pasi përsëriti për të dytën herë faktin se naftëtarët në shenjë proteste për kushtet e punës dhe pagat nisen nga Fieri në Tiranë në këmbë, dikush prej naftëtarëve në anë tjetër të monitorit, iu përgjigj kryeministrit gjatë video-konferencës. Naftëtari pohoi se kjo nismë vinte ngaqë ata ishin pa bukë, ndërsa Rama e krahasoi me deputetin Flamur Noka të PD-së.

Debati:
Rama:
 Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi
Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj
Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi
Naftëtari: Nuk është nga ana ime

 



4 Comments

  1. Ky KM qe e gjen pergjigjen per cdo njeri, duhet te qendroje ne pushtet te pakten edhe 30 vite te tjera. Do e shihni si do lulezoje Shqiperia

  2. Naftetaret fukarenj ne SIBERI,,, e ky kaush uflet me telekamera sepse ika aqe larg sa pero tu shkoi ne BALLSH, e te flase me to ashtu si propagando, degjesa me popullin. Por ky e din shume mire qe ika mashtruar, e vjedhur jetesen e te drejtat e tyre.FRikacak, ipa denje per te drejtuar nje qeveri, por kete e drejt– me servile, kusare, drogmene> Dhe sa do vazhdoi te vjedhe e te genjeje? Ketij faqe ziu nuk i ka ngelur me gje nga harbutesia, cinizmi, arroganca, mashtrimi me te gjitha bemat qe i ka bere ketij populli.E fundit qe i ka ngelur eshte LARGIMI, me, a pa dashjen e tij,,, ME MIRE DOBEHET, E ME MIRE DO JEMI>

  3. Por kur i qenka ankuar “për bukë” këtij palloshit Flamur Nokaj që po ja përmend këtij hallexhiut naftëtar emrin e tij ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *