• |
ide | kryesore

Kryeprokurorja Arta Marku takim me prokurorin e ‘Tahirit’, i jep mbështetjen për hetimet

Lajme, Të fundit



Arta Marku ka pritur sot në zyrë në Prokurorinë e Përgjithshme kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ku e ka siguruar për mbështetjen e saj. Kujtojmë se Hajdarmataj është prokurori i çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokurorja e Përgjithshme, kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara. Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet. Po kështu Marku vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.



1 Comment

  1. Kjo e maka burrin ne ajer me rrena. Neve sna genjen dot! Prokurorja perkohshme apo e perhershme, nuk ka pune fare me inkurajime apo dekurajime. Po kur shkon me Ulusiun ky mall do jete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *