• |
ide | kryesore

Mike Pence: Kur do të hapet zyrtarisht ambasada amerikane në Jerusalem

Planet



Zv.Presidenti amerikan, Mike Pence u shpreh se SHBA do të hapë Ambasadën në Jerusalem në vitin 2019.

Më parë parashikohej se lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem do të mund të zgjaste katër vjet.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, Mike Pence e ka mbrojtur vendimin e Presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Ky vendim është kritikuar fuqishëm nga populli palestinez dhe aleatët e tyre arabë.

Pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pelastinezët thanë se ata do ta refuzojnë çfarëdo plani të paqes të prezentuar nga administrata Trump.

OKB në anën tjetër miratoi një rezolutë të paraqitur nga Turqia, përmes të cilës i kërkohej SHBA të tërhiqej nga vendimi. Mes vendeve që votuan pro rezolutës turke ishte edhe Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *