• |
ide | kryesore

Papa Françesku kërkon falje: Ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar…

Planet
Papa Françesku



Papa Françesku kërkoi falje për deklaratat që bëri javën e kaluar në Kili në mbrojtje të një peshkopi që akuzohet se ka fshehur disa abuzime seksuale të priftërinjve.

“U kërkoj falje të gjithëve nëse i kam lënduar pa e kuptuar këtë, por ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar”, ka thënë Papa Françesku.

Të enjten, ati i shenjtë tha se viktimat, të cilët kishin akuzuar peshkopin Barros, po kryenin shpifje.

Për këtë çështje, Papa u kritikua hapur nga Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, i cili tha se me këtë deklaratë, Papa Françesku bëri që të gjithë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë të ndihen të braktisur, shkruan BBC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *