• |
ide | kryesore

Policia italiane prangos shqiptarin, akuzohet për përdhunimin e dy femrave

Lajme, Të fundit
Prangoset.jpg



Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar i akuzuar për perdhunim të dy femrave, njëra prej të cilave shtetase e huaj. Ai jeton prej disa vitesh në Itali e punonte rregullisht në picerinë në pronësi të familjes së tij në Milano. Por njëkohësisht 30 vjeçari shqiptar punonte dhe si taksist në mënyrë ilegale. Dy episodet e dhunimit janë verifikuar në orët e para të mëngjesit të 24 korrrik të 2016 e në 11 nëntor të 2017.

Shqiptari i ka ofruar viktimave shërbim taksie jashtë diskotekës Old Fashion të Milanos e më pas i ka dhunuar seksualisht në bordin e automjetit të tij tip Fiat Panda. Analiza e ADN ka qënë vendimtare në identifikimin e arrestimin e shqiptarit. Gjithashtu në zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar dhe një video e realizuar pak para dhunimit nga njëra prej vajzave.

Për identifikimin e automjetit ka ndihmuar një zemër stofi në ngjyrë të kuqe e varur në makinë, element i përcjellë për autoritetet italiane nga rrëfimi i dy vajzave të dhunuara. Policia italiane dyshon se bëhet fjalë për një “dhunues serial” prandaj ka bërë thirrje që kushdo që ka mbetur viktimë e një dhunimi seksual në qytetin e Milanos e dyshon tek 30 vjeçari të denoncojë në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *