• |
ide | kryesore

Protesta, Basha porosit deputetët se çfarë duhet të bëjnë në seancën e së enjtes

Lajme, Të fundit



Pesë ditë para mbajtjes së protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur grupin e vet parlamentar për të dhënë disa porosi. Sipas tij seanca plenare e ditës së enjte do të shfrytëzohet vetëm për të bërë thirrje që njerëzit t’i bashkohen protestës së opozitës.  Basha ka kërkuar nga deputetët të denoncojnë fort në foltoren e Kuvendit krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta të shtetit. Kjo protestë e opozitës së bashkuar, PD-LSI, vjen pas zgjedhjes në mënyrë të njëanshme vetëm me votat e mazhorancës të kryeprokurores Arta Marku.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *