• |
ide | kryesore

Puigdemont drejt Danimarkës, në Spanjë kërkohet sërish arrestimi i tij

Planet



Mbërritja e ish-presidentit katalanas, Carles Puigdemont, në Danimarkë nxiti një përpjekje të re të Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës për arrestimin e tij.

Presidenti i përmbysur i rajonit më të pasur spanjoll që kërkoi me ngulm pavarësinë nga Spanja vitin e kaluar, udhëtoi drejt Kopenhagenit për të zhvilluar atje një diskutim mbi situatën në Katalonjë.

Gjykata e Lartë e Spanjës e rrëzoi fletarrestin e lëshuar në muajin dhjetor, por pas zhvillimit të fundit, zyra e Prokurorit paraqiti kërkesën që një mandat i tillë të lëshohet sërish.

Puigdemont rrezikon të përballet me akuzat e rebelimit, separatizmit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Një padi e tillë bart në vetvete mundësinë e dënimit me maksimumin 30 vite burg.

Kryetari i Parlamentit të Katalonjës, ndërkohë, e ka propozuar sërish Carles Puigdemontin si president të rajonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *