• |
ide | kryesore

Realizohet traileri “Reunion Friends” që çmendi rrjetin (Video)

Paparazzi, Slider



Një trailer i krijuar nga një fanatik i serialit të famshëm “Friends” ka çmendur rrjetin dhe është bërë menjëherë virale. Kjo video e shkurtër e montuar me kaq shumë kujdes dhe zgjuarsi ka marrë mbi 3 milionë shikime në kanalin e Youtube dhe tregon se si do të ishin personazhet e këtij seriali pas shumë vitesh. “Friends Reunion” do të quhej filmi dhe shfaq takimin e rastësishëm të gjithë personazheve dhe si ka ndryshuar jeta e tyre larg njëri-tjetrit. Realizimi i këtij traileri duket aq i vërtetë saqë qindra adhurues të “Friends” po çmenden nga gëzimi duke menduar se ky film do të publikohet vërtetë. Muaj më parë në një intervistë, vetë Jennifer Aniston ka konfirmuar se nuk do të ketë një ribashkim të “Friends” duke u kërkuar ndjesë publikut për zhgënjimin. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar fansat të fantazojnë dhe të krijojnë një video të tillë me kaq mjeshtëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *