• |
ide | kryesore

Shkodër, gruaja u gjet e vdekur në mobileri, prangoset bashkëshorti si i dyshuar për vrasjen

Lajme, Të fundit



Dy vite pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku shtetasi Sadetin Sulaj mbyti gruan në ambientet e biznesit të tyre, një mobileri, policia ka rritur të ndalojë bashkëpunëtorin e autorit. Sipas bluve të Shkodrës, ditën e sotme është ndaluar 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Suela Sulaj.

Sot me datë 21.01.2018 nga strukturat e D.V.P. Shkodër , u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të shtetasit Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetases Suela Sulaj”, njofton policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 18.04.2016 në Shkodër, dhe në atë kohë, policia arrestoi autorin e ngjarjes, shtetasin Sadetin Sula.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *