• |
ide | kryesore

Si ua hodhi Edi Rama naftëtarëve të Ballshit me video-interpelancën

Kryesore



Ekranet dixhitale që Rama u ofroi naftëtarëve të Ballshit, ia bënë më të lehtë t’i shpëtojë përgjegjësive për rrënimin e rafinerisë. Ndërsa punëtorët kishin përgatitur fjalime dhe kërkesa të renditura me shkrim, Rama mbajti vetëm një fjalim, që i la vetëm një alternativë: naftëtarët do dalin të papunë dhe duhet të nxitojnë të marrin statusin  Të njëjtën thirrje ia kishte bërë Arben Ahmetaj disa ditë më parë.

Ligji ofron rroga deri në masën 80% për tre vjet, për naftëtarët që largohen nga puna. Kjo duket të jetë oferta e fundit e qeverisë.

Shpresës së naftëtarëve se rafineria mund të rivihet në punë, si Rama, si Gjiknuri, ashtu dhe Arben Ahmetaj i vunë para Rezart Taçin, biznesmenin që e privatizoi në 2008, duke harruar se çfarë ndodhi pas vitit 2013.

Rama e quajti “kriminal” privatizimin, duke hequr përgjegjësinë nga vetja për pjesën e krimit që u bë pas vitit 2013.

“Privatizimi i ARMO-s ishte kriminal, jo i gabuar apo i dështuar, por kriminal. Ne e kemi ngritur zërin, por nuk po i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë, por për të thënë se si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre, që sot thërrasin për të drejtat tuaja, “operacioni doli me sukses, por pacienti vdiq”, prandaj ne praktikisht morëm një të vdekur që duhej ringjallur.
Nga pikëpamja e pronarit, pronari i ARMO-s është banka, nuk është as shteti, as ai që e privatizoi, që ju e dini, nuk e dimë ku është. Është banka” u tha Rama naftëtarëve që e dëgjonin me shpresë nga përtej ekranit.

Që nga viti 2013, socialistët kishin të gjitha mundësitë ta ndalnin rrënimin e rafinerisë, por bënë të kundërtën. Përmes futjes së investitorëve klientë të qeverisë, socialistët u bënë pjesë e krimit duke lejuar shfrytëzimin e kompanisë dhe degradimin përmes borxheve kolosale.

Në vitin 2013 Engjëll Agaçi ishte anëtar i Këshillit Mbikqyrës të ARMO-s. Si përfaqësues i shtetit ai firmosi bilancin me 24 miliardë lekë humbje.

Qeveria socialiste qe në dijeni të detyrimeve të pashlyera të ARMO-s: 24 miliardë ndaj nënkontraktorëve dhe bankave, 10,3 miliardë ndaj furnitorëve, 4,3 miliardë ndaj shtetit dhe 8,9 miliardë ndaj palëve të tjera, për një borxh total prej 47,5 miliardë lek ose rreth 350 milionë euro.

Borxhi u rrit në vitin 2014 me rreth 25 milionë euro. Në vitin 2015 u shtuan edhe rreth 120 milionë euro borxh, duke e çuar totalin e borxhit të ARMO-s në pothuajse gjysëm miliardë euro.

Në verën e vitit 2016, kompania e regjistruar në offshore IRTC dhe amerikani Harry Sergeant III u prezantua nga socialistët si shpëtimtarët e ARMO-s. Por “investitori” i ri i prezantuar me bujë nga Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi vazhdoi të shtonte detyrimet e ARMO-s ndaj shtetit dhe borxhet vetëm u shtuan.

Ndërkohë, asetet e kompanisë në vitin 2016 i kaluan bankave për shkak të kredive të pashlyera.

Në nëntor të vitit 2016, vetë Edi Rama udhëtoi vetë drejt Ballshit për t’i mburrur investitorët e rinj, si “seriozë” dhe i premtoi naftëtarëve se do të merrnin rrogat e prapambetura dhe se rafineria do të rifillonte nga puna në cikël të plotë, siç duket në videon më poshtë:

 

Pikërisht për këto premtime, naftëtarët i kërkuan llogari kryeministrit, për rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

“Përshëndetje z. Kryeministër! Petref Skëndaj, nënkryetar I Sindikatës së Naftës. Kam nja dy pyetje për ju z.kryeministër. Pyetja e parë: A i përmbahesh atij premtimit që bëre gjatë fushatës për ciklin e mbyllur të naftës dhe premtimin që bëre para punonjësve të uzinës së Ballshit, për ciklin e mbyllur të naftës, që do të thotë: përpunimi, reciklimi në rafinerinë e Ballshit.
Pyetja e dytë: Ai përmbahesh z.Kryeministër atij premtimi që the: Këta punonjës në industrinë e Ballshit do t’u japim lekët e prapambetura, dhe i the atij pronarit, që në varr do t’i marrësh po pate shumë lekë…” ishte një nga ndërhyrjet e naftëtarëve.

Sigurisht që pyetjet nuk morën asnjë përgjigje.

Rama vërtet tha se i përmbahet të gjitha premtimeve, por kur nisi të flasë ai fajësoi Rezart Taçin, foli për të drejtën e pronës që kanë bankat dhe vështirësitë që kishte pasur në komunikimin me Bankers.

“Statusi, statusi është gati për ju! Nuk ishte dje. Eshtë sot. Jeni informuar nga ministri të plotësoni dokumentacionin. Jemi gati të ngremë një njësi për ngritjen e dokumentacionit” ishte thirrja e Ramës që realisht nuk tha asgjë më shumë se kaq.

Te ky opsion këmbëngulën edhe Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, duke lënë të kuptohet se nuk kanë asnjë ide se kur do të rifillojë nga puna rafineria e Ballshit.

Shpresa e fundit e naftëtarëve është shtetëzimi i kompanisë, por Rama ishte kategorik në këtë pikë. Shteti nuk do t’i hyjë këtij qorrsokaku.

“Skema alternative e shtetëzimit është një skemë që ne nuk është se e kemi përjashtuar, e kemi vënë në tavolinë, e kemi studiuar, nuk e kemi mbyllur si mundësi, por nga konsultimet me ekspertë ndërkombëtatrë dhe vendas nuk është se kemi një pamje të qartë dhe nuk duam të kalojmë nga një qorrsokak në një tjetër, aq më tepër që është një skemë me një kosto që nuk e marrim përsipër o miqtë e mi” tha kryeministri.

I paqartë u duk se ishte edhe për gjetjen e një investitori tjetër.

“Do bëjmë çmos në nxitjen e investitorëve të mundshëm që rafineria të vihet në punë. Problemet e sigurisë aty janë serioze. Duhet të investohet për sigurinë” ishin fjalët që dëshmojnë se kryeministri nuk ka asnjë ide se si do të shkojë me tej kjo histori.

I qartë Rama ishte vetëm në një pikë; tek meraku se mos naftëtarët dalin në protesta. Për këtë ka investuar edhe në zyrën tek Partia Socialiste, për këtë organizoi edhe video-interpelancën, për këtë edhe e ironizoi disa herë sakrificën e naftëtarëve që e marrin rrugën në këmbë nga Ballshi për në Tiranë. Përgjigjia që i dha shkurt njëri prej tyre, tregon se situata ka arritur aty ku nuk mban më.

Edi Rama: Mos vini e merrni rrugën në këmbë nga Fieri. Se për ça e merrni rrugën në këmbë, kur ne na keni në dispozicion, unë nuk e kuptoj!

Naftëtari: Jemi pa punë e pa bukë ore!

Edi Rama: E pra e, e di e di! Unë nuk ju ndaloj!

Naftëtari: Jemi pa bukë e pa punë, pse e merrni rrugën në këmbë thot…



11 Comments

  1. Ore seriozisht na sqaroni si qe ajo puna e Rezmut Taci-t.
    Mua me kujtohet ajo ndyresia e Saliut kur thoshte “…… nuk kam thene Taci por Caci…”

  2. E thene dhe e sterthene,ku eshte Thaci qe privatizoi me parate e shtetit pronen e shtetit,qindra milione u zhduken kut Saliu kishte para te riokonstruksionte kullen e humbur te Vicidolit.Parate e Azerbajxhanit u zhduken,zoti Nano jeton ne Viene me pensionin 300 euro/muaj,kjo pune eshte e hereshme..kontratat jane kopsitur si puna e aeroportit ,CEZ dhe ato burojne para cdo sekonde per ata qe rrine ne europe me pushime jetesore.Nuk ke nga ta kapesh me perpara sepse sejcili ka menduar per sternipat.Ndoshta psh Blushi mund te na jepte nje dore me LIBRAN.

  3. Ari i lepin kejt ngjalat e antarve te shqupit dhe lsi ,prandaj eshte budall komplet .Or ari or cope muti ,rafinerin e naftes e ndertoi ENVERI qe ishte burre shteti , or plehre e kejt shqiptaris.

    1. Fatëkeqësia e komentuesit ari është se nuk është dele, por syçelë dhe shumë më i qartë nga shumë komentues të gdhendur si të kuq, edhe pse e dinë shumë mirë se jemi kështu, më të varfrit në kontinent pikërisht për shkak të komunizmit dhe neokomunistëve të sotëm.

  4. Une them qe ketyre naftetareve mire jua ben Rama. Keta edhe neser per Ramen do votojne.vTa mbajne me shendet.vRama, Ahmetaj, Gjiknuri jetojne mbi gjakun e tyre ecte femijeve te tyre. Mbajini! Ti gezoni!

  5. Naftetaret dhe ata te plehrave, dhe ata pabuksat, ata te permbyturit….mire tja u beje Rama, ata e votuan, dhe do e votojn perseri. Sa me shume tja u futesh, aq me shume te duan. Prandaj te mos bejne llafe fare..e meritojne….popull dele..di te haj vetem bar…

  6. Fatkeqsia akoma me e madhe eshte se komentuesi ari nuk eshte i vetem “sycel” por ka nje armate te madhe idiotesh, prodhim normal i nje vendi te varfer dhe te mjere.

  7. Moderator, nese komentuesit e kesaj gazete do te ulnin ritmin e postimeve, dhe per me shume nuk do te postonin komeme, ti nuk kishe ku te haje buke.

  8. I dashur Bushat nqs gjej nje cante me plot me para ,c’fare te bej? Ta dorezoj ne polici para Vetingut ,ne Bashki tek Krietari,ne zyrat e LSI ,PS apo PD apo tek LIBRA ,na prokurori apo ne gjykate..ku te lutem ku ta dorezoj..ndoshta tek BE…kush te mundet le te me jape nje pergjigje,por vetem qe ti mbaj parate mos e thoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *