• |
ide | kryesore

Studentja: Sulmuesi i Arsenal më ofroi 1 mijë paund për një natë seks (FOTO)

Arkiva



Sulmuesi i Arsenal, Alexis Sanchez është futur në telashe. Shkak janë bërë disa deklarata publike të një studenteje të quajtur Paulina Sobierajska. 20-vjeçarja ka rrëfyer se ka marrë një ofertën prej 1 mijë paundësh nga kiliani për një natë seks. Gjithçka sipas saj ka ndodhur në një bar.

“Dikush mu afrua dhe më tha: “Sa para do për një natë me Alexis Sanchez?”. 10 mijë paund iu përgjigja me shaka” – tregon 20-vjeçarja që shton se nuk e njihte futbollistin.

Më tej ajo tregon se vetë futbollisti i ishte afruar e më pas i kishte ofruar fillimisht 500 paund, më pas 800 dhe në fund i kishte dhënë 1000 paund, e në largim i kishte thënë se e priste në shtëpi. 20-vjeçarja tregon se qëndroi për disa kohë e lidhur me kilianin, por ndaloi së takuari atë pak para Krishtlindjes kur mori vesh se futbollisti ishte në një lidhje me Mayte Rodriguez.



1 Comment

  1. Prostitucioni legal apo ilegal, është dukuria më flagrante e më e shëmtuar e diskriminimit të femrave.
    Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se fajin për këtë diskriminim e kanë vërtetë kryesisht meshkujt, por pa faj nuk janë edhe femratë . Këtë të vërtetë, në një farë mënyre e provon edhe rasti i përshkruar në këtë shkrim.
    Ka më së shumti vajza të reja që në rrugën e prostitucionit, i shpie dhuna e mjerimi e pamundësia për të mbijetuar.
    Por çfarë dreqin ka kërkuar kjo studente që të bëj “shakara” pazaresh për seks me para me një sportist prominent ?
    Duket kjartë që në këtë rast ajo ka qenë edhe objekt edhe subjekt i abuzimit seksual.

    Përse e dononcon sportistin tani, kur duket kjartazi se është vetë që ka provokuar ?
    Përsëri qëllimi është tërësisht amoral.
    Meqë ajo e di se sportisti ka para të madhe, kujtohet pas kaq kohësh që ti bëjë shantazh për ti përlarë atij një shumë parashë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *