• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla kapet ‘mat’ te Kullat Binjake. I vetëm në kafe dhe pa truproja

Lajme, Të fundit



Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shfaqur sot në një baret e Tiranes, teksa po pinte kafe i vetëm e pa truproja, ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnin deri më sot. Ndonëse ai s’është më në detyrë, sërish tërheq vëmendje kur del në publik. Adriatik Llalla s’ka folur më në media pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme.Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj sa i përket drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme. Ditën që u zgjodh Arta Marku, në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë thuhej ndër të tjera se u Llalla ishte një kryeprokuror që nuk guxoi të hetonte politikanët. 

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. një titull idiot i gazetarëve të një shteti me mentalitet dement!!
    mentaiteti i shqiptarie e sheh politikanin,zyrtarin,në mos si perëndi,të paktën si një gjysëm perëndi!!si një njeri që ka kapur lartësinë dhe që duhet të vdesë diçka më lart!!
    megjithëse kemi gati 30 vjet që po flasim për demokraci,një sistem ku normalisht çdo person bën punën e tij,zgjidhet dhe mbaron aftin e detyrës së tij,dhe këthehet në jetën e tij normale,ne nuk kemi dalë akoma nga mentaliteti feudal!nga mentaliteti i përjetësisë,nga mentaliteti i trashëgimisë!!
    pra jemi akoma në mesjetë!!
    llalla,nuk dua të diskutoj këtu ndershmërinë e tij ndaj detyrës që ai ka mbuluar këto vite,ishte një nënpunës normal,u ngrit në një nivel të lartë dhe më pas u këthye në normalitet!!
    pra në një botë normale kjo nuk duhet të bëjë përshtypje!dhe kështu duhet të jetë dhe në shqipëri!!ne duhet të nderojmë njeriun dhe jo ti përkulemi si perëndisë,kur ai qëndron lart dhe të fillojmë ta përçmojmë kur ai këthehet në normalitet!!me këtë lloj mentaliteti ne në radhë të parë përçmojmë vetveten,në radhë të dytë përçmojmë çdo ndryshim që ndodh në shoqërinë tonë!!
    në një shtet të të drejtës,dh enë një shtet ku respektohet njeriu,zyrtari nuk duhet të ket truroja!kush zbaton ligjin nuk duhet të ketë frikë nga askush!!
    unë sjell gjithnjë shëmbull zvicrën,e njoh më mirë nga vëndet e tjera!!
    as politikanët,as prokurorë e gjykatës nuk kanë truproja!!
    të gjithë jashtë zyrës së tyre janë njerëz të thjeshtë!mbas mbarimit të mandatit këthehen në jetën e tyre normale dhe nuk dallojnë nga njerëzit e tjerë!!njerzit i respektojnë njëlloj si më parë!!si i kanë rrespektuar para se të ngriheshin në detyrë!!
    me tituj të tillë ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse ushqejmë mentalitetin tonë fshataresk,mesjetar!!

  2. Është “kapur mat” ish kryeprokurori, pasi është parë që të pijë një kafe i vetëm pa “truproje” në një lokal.
    Fshijeni shpejtë këtë shkrim të turpshëm ju të Lapsit, se jeni bërë tepër qesharakë me këtë mendësi primitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *