• |
ide | kryesore

Hidhet në erë me tritol një makinë në Lushnje, autorët e ngjarjes akoma të paidentifikuar

Lajme, Të fundit



Një automjet është hedhur në erë me tritol në lagjen 18-tetori në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës dhe perveç dëmit të mjetit nuk ka lëndime në njerëz. Automjeti është në pronësi të 20 vjeçarit Arbër Shurdhi, banor i lagjës. Sipas informacioneve pronari i makinës, së cilës iu vu tritoli nuk ka precedentë penalë apo probleme me njerëz të tjerë.

Tritoli ka qenë i vendosur në pjesën e përparme të mjetit sipër xhamit, ndërsa makina ka qenë e parkuar përpara banesës së 20- vjeçarit. Mësohet së automjeti ishte blerë dy muaj më parë në Vlorë nga 20- vjeçari. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *