• |
ide | kryesore

Mesazhi i Donald Lu: Mos fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për reformën në drejtësi

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, siç shprehet ambasadori Lu./voa



3 Comments

  1. Filloi blame game per nje deshtim te pritshem spektakolar.
    Nese Amerika paska pritur nga politikanet shqiptare qe te meren vesh per reformen ne drejtesi, atehere ata paskan enderruar me sy hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *