• |
ide | kryesore

Propozimet, qeveria gati tre projekte për të dhënë rrugë të reja me koncesion

Lajme, Të fundit
mirembajtje-e-rrugeve-300x170.jpg



Qeveria do të ndërtojë tri rrugë të reja, ku dy prej tyre do t’u jepen me koncesion kompanive private.  Ministrisë së Transporteve i janë paraqitur dy propozime të pakërkuara për ndërtimin me koncesion të rrugës Vaqar-Kavajë dhe Milot-Balldrem, ndërsa do të nisë hartimi i projektit për Elbasan-Qukës. Zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli, tha dje në Komisionin e Ekonomisë se Ministria po shqyrton projektet me koncesion për ndërtimin e dy rrugëve.

Për rrugën VaqarKavajë dhe Milot–Balldrem kanë ardhur propozimet në ministri dhe në këto momente janë duke u shqyrtuar studimet e fizibilitetit ku një pjesë e tyre duken mjaft të mira. Ky është motivi që janë hequr dy nga këto projekte për financim nga marrëveshja e huasë, sepse do të shikohen me kontrata me koncesion. Me këtë financim ka mbetur vetëm bypass-i i Elbasanit, siç duket nuk ka pasur interesim në këtë nivel”, – u shpreh Shkreli.

 



1 Comment

  1. S’ngeli katund pa bypass, vetem Elbasanit nuk i bejne. Mbeten njerezit duke u torturuar tek ajo qe as Unaze e qyetetit nuk mund te quhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *