• |
ide | kryesore

Reforma në drejtësi, Berisha sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE: Janë palë me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, për të cilët tha se janë  palë me Edi Ramën sa i përket reformës në drejtësi. Gjatë një interviste në Ora News, Berisha komentoi deklaratën e sotme të ambasadorit ameriken. 

“Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi venezia. Janë mbështetës së fuqishëm. Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA”, u shpreh Berisha. 

Më herët për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan kishte thënë se politika shqiptare nuk duhet të fajësojë BE-në dhe SHBA-në për reformën në drejtësi, por duhet t’i futet punës për zbatimin e saj. 

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Nese këtë qëndrim kritik ndaj ambasadorëve Lu e Vllahutin e shfaq Berisha, për “lapsin” e Bushatit, ky na qenka “sulm”, e këtë të drejtë për të kritikuar e paska vetëm Bushati.
    Fakt se z.Lu me deklaratën e tij të fundit se politikanët shqiptarë, nuk kanë se pse të kundërvihen me SHBA e BE, është në sinkron me deklaratat e fundit të përseritura të Ramës.
    Formalisht, ambasadorët janë përfaqesues dipllomatikë të vëndeve të tyre, por në një kohë kur si presidenti aktual i SHBA, ashtu edhe drejtues të lartë të Brukselit, nuk besoj të kenë ndonjë konsideratë të tillë për udhëheqjen qeverisëse aktuale të Shqipërisë, sic e kanë këta ambasadorë, atëhere si mund të thuhet se opozita shqiptare qenka kundër SHBA e BE ?
    Ambasadorët janë dipllomatë të emëruar nga administratat e dala nga zgjedhjet, pra kur një administratë e një vendi ndryshon kahjen politike, duhet të ndryshojë edhe qëndrimi dipllomatik i një ambasadori.
    Në rastin konkret të Shqipërisë, nuk ka sesi një ambasador i SHBA, të dalë haptazi në mbështetje të një politikani si Rama, që publikisht, jo thjeshtë ka “sulmuar” presidentin aktual të SHBA, por e ka ofenduar atë me cilësime jashtë çdo etike dipllomatike.
    Nuk ka sepse me hipokrizi të mbulojmë diellin me shoshë.
    Pamvarësisht se presidenti Trump është vënë sot nën kritikat apo sulmet e opozitës e mediave, le ti quajmë si të duam, dhe është nën “hetim” nga një grup prokurorësh me lidhje me opozitën, ai e ka tagrin si një president i zgjedhur me votat shumicë të qytetarëve amerikanë për të përfaqësuar SHBA ku e ku më shumë se ambasadori në ikje qe i ka kaluar afati i mandatit, z.Lu.
    Cilido qytetar europian do të pyeste :
    A do të guxonte ndonjë ambasador amerikan në vendet e tyre të bëjë ate që po bën z.Lu në Shqipëri duke u paraqitur si guvernator i këtij vendi me një të kaluar të egër komuniste, e paradoksalisht të mbështesë politikanë me të kaluar kriminale të diktaturës enveriste apo një kryeministër që e bëri Shqipërinë kampione të kultivimit e trafikut të kanabisit ?
    Nuk besoj kursesi se politika e administratës aktuale të SHBA, të ketë dhënë pëlqimin që Shqipëria të kanabizohej. Përkundrazi, ajo po kritikohet se kërkon të marë masa drastike ndaj emigracionit të pakontrolluar, që sjell edhe rrezikun e terrorizmit, edhe të trafkimit të drogave.
    Po e njejta gjë mund të thuhet edhe për qëndrimet ndaj qeverive diktatoriale komuniste, si për qëndrimin ndaj Kubës se Kastrove ashtu edhe të Kim Jongëve diktatorë komunistë verikoreanë.
    Nuk dua kursesi ta akuzoj z. Lu se ai është mbështetës i trafikut të drogës apo i diktaturave komuniste, ama që nuk po përfaqëson parimet e vlerat demokratike të SHBA, për këtë ka vend për të dyshuar.
    Uroj që këto dyshime të mos bëhen realitet e të dalë ajo që pretendon z.ambasador, se ai është i interesuar që Shqipëria të bëjë një reformë të plotë të drejtësisë.
    Korrupsioni në drejtësi, nuk është thjeshtë një përceptim i qytetarëve shqiptarë por është një realitet.
    Por ama faktori kryesor qe ka ndikuar në korruptimin e drejtësisë dhe hallkat e tjera të shtetit, është politika. E kur flasim me fjalën përgjithësuese “politika”, pasi janë evidentuar me emra e fakte se cilët janë këta politikanë, nuk ka sot më shqiptarë naivë që të besojë se drejtësinë do ta pastrojnë nga të korruptuarit, pikërisht ata politikanë që duhet të ishin objekt i drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *