• |
ide | kryesore

SHBA nis zbatimin e praktikës tregtare të Trump: Amerika e para

Planet



Në SHBA u miratuan tarifa të reja mbi lavatriçet dhe panelet diellore që importohen nga jashtë.

Këto tarifa lidhen me politikën tregtare të presidentit Donald Trump, “Amerika e para”, e cila ka për qëllim mbrojtjen e industrisë vendase nga konkurenca e huaj.

Nga ky veprim ata që do të preken më shumë janë prodhuesit kinezë të paneleve diellore dhe prodhuesit e lavatriçeve në Korenë e Jugut. Qeverive të këtyre dy vendeve nuk i ka pëlqyer ky veprim i SHBA-ve.

Tarifat, sidomos për lavatriçet dhe pjesët e tyre, në disa raste do të jenë më të larta se 50 përqind.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *