• |
ide | kryesore

Shkon në 27 numri i të prekurve nga fruthi, mjekët bëjnë apel për vaksinim të fëmijëve

Lajme, Të fundit



ISHP dhe QSUT bëjnë me dije se ka shkuar në 27 numri i fëmijëve që rezultojnë të prekur nga virusi i Fruthit. Sipas burimeve deri më tani 80% e rasteve janë fëmijë nën moshën 1 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar kundër Fruthit.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se është menaxhuar situata për të parandaluar përhapjen më tej të virusit, ndërsa tek grupet me risk është aplikuar vaksina MMR. Tek fëmijët nga 9-12 muaj po përdoret vaksinimi i përshpejtuar.

“Kemi aplikuar vaksinën MMR të grupet në risk dhe po aplikojmë vaksinim të përshpejtuar tek fëmijët 9-12 muaj. Në një periudhë të shkurtër janë 2047 të vaksinuar”- thekson ISHP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *