• |
ide | kryesore

Shullazi-Berisha, në Gjykatë prova të reja për aktivitetin kriminal

Lajme, Të fundit



Edhe pse më parë nuk është njohur asnjë lidhje mes Emiljano Shullazit dhe Lulëzim Berishës, një shkresë e prokurorisë mbi një referim të policisë, që daton në shkurt të vitit 2016, zbulon një tjetër histori.

Sipas “News 24”, prokuroria ka depozituar 19 faqe prova shkresore, ndërsa sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupet. Në kohën kur prokuroria dhe policia hetonin, në vitin 2016, Lulzim Berisha ishte ende në burg.

Në shkurt 2016 policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulëzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën.

I përfshirë në veprimtari kriminale sipas prokurorisë rezulton edhe Plarent Dervishaj, njëri nga njerëzit më të afërt të Lulzim Berishës në bandën e Durrësit. Pas kësaj shkrese të policisë, u arrestua në vitin 2016, Emiljano Shullazi.

Të gjitha këto kanë dalë në seancën gjyqësore që është mbajtur sot në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.



1 Comment

  1. o bythqir siq ishin tek enveri kristaqi rama,ramizi,spiro koleka fajtor per vrasje e internime ,po ashtu esht sot fajtor ruqi,xhafa,majko,rama .keta jan vetem krymba qenefi me zen sardele per mao LU ce dunin.PESHQIT JAN TAHIRI E habilajt, BALEN ESHt NEGJMIJA ,SPARTAK BRAHO E RUQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *