• |
ide | kryesore

Vëllai i Aldisonit rrëzon motivet e vrasjes: Ishte në një lidhje me Arielën

Lajme, Të fundit



Dëshmia e vëllait të Alsidon Belulajt, për Neës24 ka rrëzuar gjithçka është thënë deri tani për marrëdhënien mes tij dhe Arielës, vajzës që 23 vjeçari e vrau të dielën. Sipas tij, Aldisoni dhe Ariela ishin në një lidhje dhe mes dy familjeve nuk kishte pasur probleme.

“Prindërit shkuan për t’i kërkuar dorën vajzës, vajtën për të sqaruar situatën, nuk kishte debate mes dy familjeve. S’është e vërtetë që ka kërcënuar se do vrasë Arielën, Aldisoni është shumë tip i mbyllur, ai nuk është zënë asnjëherë me Arielën”.

Deri më tani është thënë se Aldisoni e përndiqte 21 vjeçaren që në gjimnaz dhe refuzimet e saj të vazhdueshme u bënë shkak për vrasjen. Sipas dëshmisë së vëllait të Aldisonit, të dy të rinjtë ishin në një lidhje prej kohësh dhe nëse kjo është e vërtetë, shkak për vrasjen kanë qenë grindjet mes çiftit.©Lapsi.al



1 Comment

  1. Keta katunaret e Zharresit, mbasi eterir e tyre kane grabitur nafte prej vitesh nga Bankers(edhe dollare), pasi i kane te gjitha vilat 3-4 kateshe dhe makinat te shtrenjta, tani kane filluar te lozin me pistoleta dhe te ngasin hrate e fshatit. Ne vend t’u kerkoje falje familjareve te viktimes, ky cubi na e kthen ngjarjen ne nje lloj normaliteti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *