• |
ide | kryesore

Vetëplagoset me armë zjarri efektivi, policia jep detajet  

Lajme, Të fundit



Një polic u vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, mbrëmjen e sotme, në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.

Mësohet se polici i plagosur, Sotiraq Aliko, punon në stacionin policor kufitar të Sopikut. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vetëplagosjes së policit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, punonjësi i policisë së DRKM Gjirokastër, S.A, 58 vjeç, është vetë plagosur me armë zjarri.
Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmê mjekesore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *