• |
ide | kryesore

Greku vjen në Shqipëri të kërkojë eshtrat e babait ushtar

Lajme, Të fundit



Mes atyre që janë përfshirë në kërkim eshtrash në Dragot të Tepelenës, është dhe Lefter Zani, shtetas grek, babai i të cilit ka lënë jetën dhe më pas kockat në tokën shqiptare.

Por Zani thotë se identifikimi i eshtrave nuk është dhe aq i lehtë kur është fjala për ushtarët e thjeshtë, siç ka qenë dhe babai i tij. Kjo, për shkak se ata nuk mbanin medaljone.

“Babai im ishte ushtar i luftës italo-greke dhe shërbeu në Drimadhe në krah të fshatit Sopik. Babai im ishte mes ushtarëve me fat të luftës sepse shumica e skuadrës së tij gjenden ende nën këtë tokë. Nga sa më ka thënë babai, krerët e kompanive kishin të gjithë medaljone, por jo ushtarët e thjeshtë. Ata kishin vetëm letërnjoftimin dhe në kohën kur janë vrarë, disa familje i kanë kërkuar me fotografi, ose duke pyetur vendasit, por shumica nuk u gjendën kurrë dhe do jetë pak e vështirë për t’i identifikuar menjëherë”, u shpreh Lefter Zani për Top Channel.



2 Comments

  1. te gjithe keta qe vine ne shqiperi per te kerkuar fitore eshte mire tu tregojme qe humbjet qe shqiptareve u suallen ne ate lufte duhet cdomtuar ,ashtu sic kerkoj shteti helen qeveris gjermane cdemtime per luften e dyte boterore pasojat qe i kan sjellur shtetit helen

  2. mir eshte te administrohen germimet si fakte lufte qe nje dite tu kerkohet demshperblim qeveris greke dhe keto fakte duhet cuar ne arbitrazhe mbasi , eshte e merituar ,po tu kerkonim cdemtim grekerve pa fakte do thonin neve nuk beme deme ne shqiperi po ja qe varrezat jane fakte qe keto me bombardime shkatrruan jugun shqiptare,si armiq barbare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *