• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu Durim Keçi, i forti i Shijakut që bënte fushatë me Blendi Klosin

Lajme, Të fundit



Durim Keçi, një nga peshqit e krimit, mik i Edi Ramës dhe Blendi Klosit, është liruar nga burgu. Në një konferencë për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se “me shumë gjasë, ai nuk do të ekstradohet në Itali, ku është dënuar për trafik drogë dhe prostitucioni”.

Fotot e Durim Keçit me Blendi Klosin ishin shpërndarë më herët në media nga PD, bashkë me deklaratën se vetë Rama kishte premtuar të mos e ekstradonte në Itali.

“Lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues”, u shpreh Alibeaj që rreshtoi ngjarjet që kanë ndodhur pas caktimit të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme.

· Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë I lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës.

· Orest Sota u lirua nga burgu,megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre.

· Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin.

· Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *