• |
ide | kryesore

Nis konkursi për ‘Drejtues i Parë’ në Polici, 28 emra në garë për të zënë vendin e Haki Çakos

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm ka jsiur konkursi për gradën ‘Drejtues i parë’, në Akademinë e Policisë, ku në garë janë 28 policë, që kandidojnë për të zënë vendin e lënë të lirë nga Haki Çako. Konkursi filloi në orën 08:00, ku 28 policët në garë për gradën madhor, të cilët kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën ‘Drejtues’.

Ndërkohë, ky konkurs do të kalojë në dy faza. Faza e parë është me shkrim dhe përgjigjet do të korrigjohen, ndërsa faza e dytë është me gojë. Testi përmban 100 pyetje dhe kush merr mbi 70 pikë, futet në testin e dytë me gojë. Komisioni përbëhet nga pedagogë si dhe kreu i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema.

Nga ky proce pritet të dalin 5 kandidatura, të cilat pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *