• |
ide | kryesore

Përzgjidhen 6 emrat që kaluan konkursin për gradën “Drejtues i Parë” në polici

Lajme, Të fundit



Gjashtë kandidatura janë përzgjedhur për fazën e dytë nga konkursi për gradën “Drejtues i parë” në Akademinë e Policisë.  Emrat e përzgjedhur nga kjo fazë janë; Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kasteriot Skenderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku si dhe Gentian Shehaj.

Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. Këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”. Faza e parë ishte ai me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori. Mësohet se 6 fituesit kishin kapur mbi 70 pikë nga testi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *