• |
ide | kryesore

Putin ‘shkatërron’ financat e kundërshtarit të tij në zgjedhje

Planet



Fondacioni “Stina e pestë” që financon Alexei Navalnin, liderin e opozitës ruse, po shkon drejt mbylljes, pas një vendimi gjykate që doli në përfundimin se ky fondacion ka shkelur ligjin.

Kjo goditje shihet nga analistët si përfundimtarja që po i jepet Navalnyt.

Gjykata e mori këtë vendim pasi miratoi kërkesën e Ministrisë ruse të Drejtësisë, që kishte kryer hetime lidhur me këtë fondacion.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, avokatët e fondacionit kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin. Sipas Alexei Navalny, ky vendim është i paligjshëm.

Sa herë që Navalny është përpjekur për të zyrtarizuar kandidaturën e tij për drejtimin e Kremlinit, ai ka përfunduar në pranga. Ai doli në skenë në vitin 2011, kur kërkoi votat e të rinjve rusë të zhgënjyer nga korrupsioni dhe ekonomia e rrënduar.

Sa u takon zgjedhjeve të ardhshme, Navalny ka bërë thirrje për bojkotin e tyre dhe ka organizuar një protestë mbarëkombëtare më 28 Janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *