• |
ide | kryesore

Skandali i Kevin Spacey i kushton Netflix miliona dollarë

Paparazzi, Slider



Një nga rastet më të bujshme të ngacmimeve seksuale në Hollywood ishte ai i aktorit, Kevin Spacey, i cili më pas për të mbrojtur veten doli hapur si homoseksual. I gjithë ky skandal i ka kushtuar kompanisë Netflix dhe Spacey-t plot 39 milion dollarë si pasojë e pjesëmarrjes së këtij të fundit, në serialin “House of Cards”. Spacey do të që pjesë e një tjetër seriali në këtë kompani, “Gore”, por që pas skandalit të tetorit, ky serial nuk do të transmetohet dhe humbja për “Netflix” është e një shifre të tillë. Madje, “House of Cards” pritej të kishte një sezon të shtatë, por pas skandalit të ngacmimeve seksuale të aktorit amerikan, “Netflix” doli në deklaratë ku shprehej se sezoni aktual (i gjashti) do të jetë i fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *