• |
ide | kryesore

Studentët protestojnë sot para Kryeministrisë për përgjysmimin e tarifave të studimit

Lajme, Të fundit
studentet_proteste_2558.jpg



Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës do të protestojnë sot para Kryeministrisë, për të kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit. Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

Përfaqësues të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët kanë mbledhur firma në çdo fakultet, thonë se në peticionin që studentët do t’i dorëzojnë sot kryeministrit Rama janë tre kërkesa ekonomike që prekin të gjithë studentët.

Kërkesat e studentëve:

1.Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve.

2.Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj.

3.Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura.



1 Comment

  1. Gënjeshtër. Proteston FRESSH-i i Saje (Arlind) qorrit. Eshte organizata satelite e Fondacionit Qemal Stafa, e njohur me nickname Organizata Politike, ose Red Anons. Ata j nxjerr Saja sa here qe do me i bo presion Rames per nai gjo. Kur ishte minister i xhandarmerise, u dergonte edhe nai polic sa per te kriju skena para komisariatit sikur me demek keta bejne namin. Por askush s’ua fut me i pordhe se dihet se kush jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *