• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fiton Lazio, por çfarë thonë kritikët italianë për Strakoshën

F1, Sport



Lazio merr një fitore të rëndësishme 3-0 kundër Udinesës në stadiumin “Olimpico”. Bëhet fjalë për një ndeshje të prapambetur, por që i çon kryeqytetasit me meritë në vendin e tretë të Seria A. Golat u shënuan në këtë sfidë nga Nani, Anderson dhe një autogol i Samir. Në portë për 90 minuta qëndroi shqiptari Thomas Strakosha. Mediat italiane kanë dhënë komente mjaft pozitive për gardianin shqiptar.

“Eurosport” që gjithmonë është i kursyer në nota e vlerëson Strakoshën me notën 6.5 duke nënvizuar se bëri 2 ndërhyrje të rëndësishme, nga një në secilën pjesë me Barak dhe De Paul.

Të tjera media i japin Strakoshës notën 7 duke cituar: “Një ndeshje përgjithësisht e qetë deri në minutën e 26-të kur tentohet të kalohet nga Barak. Nëse nuk do të bënte një ndërhyrje të rëndësishme, ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Në minutën e 80-të të pjesës së dytë bën një ndërhyrje fantastike në goditjen e De Paul”.

“Ilsussidiario” shkruan se Strakosha meriton notën 7.5 dujke shkruar: “Edhe një herë tregon se meriton më shumë se paga që ka me një pritje të mirë te goditja e Barak në pjesën e parë. E përsërit me një refleks të tmerrshëm edhe te De Paul në finale”.

“Stadionews” shkruan: “Strakoshës i duhet hequr kapela. Përballë një skuadre të njohur për golat e shënuar portieri qëndroi 89 minuta duke parë shokët e tij në fushë, por në 2 raste të rëndësishme tregoi vetën”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=aNtN7twp3WE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *