• |
ide | kryesore

ZYRTARE/ Emrat e 5 kandidatëve që kërkojnë vendin e Haki Çakos

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit zhvilloi këtë të mërkurë procedurën e konkursit për fitimin e gradës “Drejtues i Parë”, për 5 vende të lira. gara u hap menjëherë pas largimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithëshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

U duk qartë se kjo garë kishte si qëllim që t’i jepte gradën e duhur personit të paracaktuar si zëvendës të Çakos. Mbrëmjen e së mërkurës policia njoftoi zyrtarisht se në konkurs u regjistruan 33 konkurrentë, ndërsa në konkurrim morën pjesë 28 prej tyre. Konkurrimi u zhvillua në dy faza, me shkrim dhe me gojë.

Në përfundim të te dy fazave u përzgjodhën 5 konkurrentët që morën pikët më të larta dhe ata janë Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj dhe Kastriot Skënderi.

Ardi Veliu, aktualisht drejtor i policisë së Tiranës përflitet se mund të marrë edhe postin e kreut të policisë së shtetit. Atij i mungonte kjo gradë për këtë detyrë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit propozohet nga ministri i Brendshëm dhe emërohet nga kryeministri. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *