• |
ide | kryesore

ARMO është më shumë se paratë në xhepat e Berishës dhe Ramës

1, Arkiva, Ide

Ajo që po ndodh me ARMO-n nuk është as thjeshtë një skemë grabitësish të lidhur me Berishën, as, aq më pak, një kopjim i praktikave të paraardhësve nga klientët e Edi Ramës. Avullimi i qindra miliona eurove të zhdukura, lënia e herëpasehershme e mbi një mijë punëtorëve pa punë, shmangia e vazhdueshme e detyrimeve nga tatimet dhe doganat, futja e bankave në kolaps, likuidimet në dëm të taksapaguesve tregojnë një problem më të thellë.

Ai përmblidhet vetëm në dy shifra.

Përpara se kjo kompani të privatizohej në vitin 2008 nga Rezart Taçi, ajo e mbyllte bilancin e saj me një fitim të derdhur në arkat e shtetit prej rreth 30 milionë eurosh. Pasi kaloi në duar të privatëve azerë, amerikanë dhe kientë të pushtetit të ri, ajo ka akumuluar plot 700 milionë euro borxhe (gati gjysmën e saj ndaj taksapaguesve të vendit).

Prandaj, përpara se të na shërbejë qoftë si shembull korruptiv i qeverisjes Berisha, qoftë si një zhvatje e paskrupullt e xhagajdurëve të Edi Ramës, ai duhet parë si një problem sistemik. Ai duhet të na shërbejë për të ngritur disa pyetje: A mund të quhet gjithnjë si zgjidhje privatizimi i pronave publike? A është futja e privatëve më shumë garanci për sukses dhe mirëqënie? A duhet shmangur me çdo çmim shteti? A duhet të vazhdojmë të besojmë me sy mbyllur tek teoritë neoliberale të një shteti që është në shërbim të të pasurve dhe vetëm në ndihmë të shtimit të shpejtë të parave të tyre?

Që prej rënies së komunizmit edhe Shqipëria u kaplua nga vala botërore e politikave ultraliberale që kishin filluar të aplikoheshin një dekadë më parë në Amerikën e Reganit dhe në Anglinë e Margaret Theçerit. Sipas tyre problemi ishte tek publikja, tek ato 9 fjalët më të shpifura të gjuhës së vendit të tij siç thoshte ish presidenti amerikan. Sipas tyre nuk kishte rrugë tjetër veçse të triumfonte “e vetmja alternativë” siç këmbëngulte ish kryeministrja angleze.

Në këtë xhunglën tonë, ku ideologjia dhe parimet e qendrës së perandorisë mbërrijnë të përçudnuara, u aplikuan meodat e asgjesimit të sferës publike, e zaptimit shfarosës deri në ekstrem e asaj që konsiderohej e përbashkët (deri tek pyjet, uji, toka) duke u mbështetur në devizën e neoliberalëve ekstremistë: “gjithçka e rregullon me magji tregu”.

Pikërisht ky film i parë me mijra e mijra herë, u aplikua edhe për privatizimin e ARMO-s. Argumentat që u përdorën janë të njohura.

Nuk ka pse të jetë private. Sheti nuk ka fuqi t’a mbajë. Duhet investuar që të modernizohet e si rrjedhim edhe të prodhojë më shumë. Duhen hedhur para për të pasur karburant më cilësor në makinat tona. Duhen teknologji të reja që të jenë shumë më miqësore me ambientin.

Ndërsa sot, dhjetë vite pas privatizimit, bilanci është krejtësisht i ndryshëm nga sa u propogandua.

Nga një ndërmarrje me fitim, eksperienca private e ka zhytur atë në borxhe të pashlyeshme. Asnjë investim serioz nuk është bërë për modernizimin e teknologjisë. Asnjë kujdes për ruajtjen e mjedisit. Asnjë përmirësim në cilësinë e karburantit me të cilin furnizojmë makinat (përpos faktit se nganjëherë kontrabanda na sjell në serbatorë naftë të papërpunuar) Dhe në fund, asnjë punëtor nuk është më në punë .

Përpos këtyre dështimeve administrimi privat dhjetë vjeçar ka krijuar një mostër, të aftë për të korruptuar tatimet, doganat, zyrat e hipotekave, përmbaruesit dhe gjykatat që të gjitha sëbashku, në harmoni dhe bashkëpunim, kanë krijuar borxhin marramendës prej 700 milionë eurosh.

Natyrisht, në këtë maskaradë ka rolin e vet të pamohueshëm edhe Sali Berisha që me makinacione të turpshme i’a dha ARMO-n një njeriu që dikur e kishte etiketuar si njërin prej kontrabandistëve më të mëdhenj (është proverbiale shprehja e kisha për Naçin jo për Taçin).

Patjetër në këtë skandal ka dorën e vet edhe Edi Rama që propogandonte në publik një amerikan të fuqishëm dhe ia linte në dorë ndërmarrjen një prej klientëve të tij më të afërt.

Por, sa do i lig dhe i pangopur të ketë qenë roli i tyre në këtë histori, ata kanë qenë vetëm kukulla me xhepat plot të një teorie që po rezulton anëekënd botës si një dështim, si burim krizash dhe krijuese e pabarazive ekstreme sociale; asaj neoliberale.

ARMO është shembulli më i mirë shqiptar se shpesh herë, anashkalimi i publikes në favor të peshkaqenëvë privatë, sjell një dëm kolosal. Ajo është ilustrimi perfekt i pothuajse gjithë privatizimeve katastrofale të dekadës së fundit.

Por, ajo është gjithashtu edhe një paraljamërim për të ardhmen. Ajo është një këmbanë alarmi për politikat e rilindjes që po e shkërmoqin atë që i ka mbetur shtetit në kuadër të koncesioneve dhe “projektit 1 miliardë euro”. Po të vazhdohet me këtë hartë rruge të asgjesimit të publikes, nesër, spitalet, shkollat e larta, autostradat madje dhe qytetet tona do t’i ngjajnë një gërmadhe si ARMO e sotme.

Prandaj, në këtë kuptim, vjedhja e kësaj ndërmarrjeje, me bashkëpunimin e plotë të qeverisjeve të Berishës dhe Ramës, nuk është e keqja më e madhe. Ato miliona euro të humbura nëpër xhepa pushtetarësh, do të jenë thjeshtë një pikë uji në oqeanin e politikave neoliberale, vazhdimi i të cilit mund të na përmbysë të gjithëve.  

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Kur kalojme nga diskutimi i problemeve lokale ne teorite globale, eshte e lehte per njerez qe kane formim siperfaqesor te fillojne e te delirojne.

    Roli dhe pesha e shtetit ne nje shoqeri eshte e diskutueshme dhe ka plot sektore te shteteve te zhvilluara ku shtetet kane marre role te vogla ose te medha. Eksperiencat jane te ndryshme dhe objekt studimi i mirfillte. Per cdo histori kompanie hidrokarburesh shteterore qe ka paguar rrogat mire, ke eksperiencat e minatoreve te Anglise qe mbyten ekonomine e tyre me tarifat e larta te cilat i paguante tere shoqeria, apo FIAT-in e Agnelleve qe mbijetonte fale kuotave te importit sepse shteti i jepte trajtim preferencial.

    Por ne asnje nga keto shtete nuk ke ngjarje si ARMO. Nuk ka asnje rast ku nje kompani me fitim te kthehet ne kompani me borxhe 700 milion euro. Kjo eshte e padegjuar. Dhe kjo nuk ka te bej as me “neoliberalizmin”, qe secili e perkufizon sic i teket, e as me “socializmin” por thjesht e vetem me hajdutet lokal.

    Eshte dhurata me e madhe qe mund ti bejme Rames e Berishes qe ti trajtojme si produkte te ideologjive, e jo te deshires se tyre per te vjedhur.

  2. Bushati eshte me shume se nje intrigant , me shume se nje analist berishian! Kemi jetuar ne Shqiperi dhe e dime ndryshimin e Berishe -Metes me Ramen!Taci ishte Liri Berisha e thene ndryshe familja mafioze! Krahasimi me Ramen eshte vetem nje sherbim qe i behet mafizit Berishe dhe familjes! Sofimat e Andi pilishkes jane qesharake dhe shume idiote!

  3. Pordhe me rigon duken keto muhabete. Vetem zbatimi i reformes ne drejtesi do i cmontoje hajdutet qe shkaterruan dhe vodhen fabrikat dhe uzinat e shqiptareve te ndershem .Edhe gazetaria e pjerdhur e fake news dhe post truth-it do pastrohet nga reforma amerikano europiane ne drejtesi.

  4. Ky nuk eshte turp por plackitje dhe shkaterrim demokrat.Ne kohe tjeter keta tipa shkonin ne litar por sot mbahen fjalime dhe orgji hajdutesh.Qe Thaci nga kamarier ,pa asnje shkolle,te behet bosi i naftes nuk ka as bole dhe as bythe ku te rri.Ato para jane shperndare dhe futur prap ne loje,pra jane pastruar.80 milionet qe sollen azeret u zhduken pa asnje gjurme,ndoshta dikujt i kushtoi dhe jeten.Thaci njelloj si Vefa dhuronte nga 1 milion dollare atij qe ja jepte,tani na shet pordhe neper bote.I lumte ,ne kete vend hipopotamesh mund te shitet edhe Skenderbeu edhe deti edhe fusha edhe populli.Ndoshta Esat Toptani ka qene patriot.

  5. Duke hetuar me stilin e Aranit Celes historinë e ARMO-s , i fundmi i mohikanëve komunistë, shoku Andi Bushati, na paskej dalë me konkluzionin se gjithë të këqijat kësaj botë i paskan ardhur nga “ultra neoliberalët Thecer e Regan”.
    Konkluzioni i tij qenka se bota u shkatërua nga kapitalizmi,.
    Çfarë mrekullie ekonomike kishte sjellë sistemi socialist ku shteti i kishte të gjitha pasuritë e vendit në duart e tij !
    Ç’patët o shqiptarë që braktisët sistemin e Enverit e sollët sistemin kapitalist ?
    Ndonëse nuk e thotë hapur e shkoqur, duket kjartë se ky është shqetësimi i këtij gazetari që ka marë përsipër të bejë teoricienin majtist.
    Që në Shqipëri, si në gjithë vendet ish socialiste, kalimi nga sistemi i ekonomise së përqendruar shtetërore në sistemin e tregut të lirë privat, u shoqërua edhe me veprime korruptive e deri kriminale, kjo sigurisht që mund të pranohet si një e vërtetë, pasi gjithshka filloi pothuajse nga hiçi. Por nuk mund të mohohet gjithashtu fakti, se edhe në vende shumë të zhvilluara kapitaliste perëndimore, ka raste abuzimesh korruptive.
    Abuzimet korruptive e kriminale nuk mund të sanohen me teoritë e dështuara të komunizmit botëror.
    Ishte sistemi komunist ai që dështoi tërësisht dhe u detyrua të ulë brekët ndaj sistemit kapitalist e jo e kundërta o shoku Bushat.
    Drejtësia perëndimore nuk udhëhiqet me paragjykime politike e fantazira ideollogjike, por me zbatimin e ligjeve e kushtetutave dhe regullat strikte të biznesit.
    Si gazetar, edhe mund të shfaqësh dyshimet e tua për cilindo biznesmen apo politikan, por lere që detyrën e prokurorit ta bëjë ai që e ka këtë profesion e që bazohet në ligjet e faktet e jo në paragjykimet ideollogjike apo politike.
    Mbi cfarë faktesh i bazon ti akuzat e tua se Berisha apo qoftë Rama i paskeshin futur “në xhepat e tyre” paratë e ARMO-s ? Që dikush edhe mund të ketë përfituar në rrugë korruptive me falimentimin e kësaj firme, kjo padyshim që mund të jetë e vërtetë. Po ku e gjen të drejtën që ti drejtohesh me gisht Berishës apo Ramës, se paskan mbushur xhepat nga ARMO, pa dhënë asnjë fakt e pa publikuar asnjë dokument ?
    Edhe mund të kenë gabuar këta liderë politikë e dikush të ketë përfituar nga gabimi i tyre, por fakti se ti pothuajse hapur ja ve fajin sistemit të tregut të lirë demokratik kapitalist, është një tregues se ti nuk ke hequr dorë nga llogoret e mendësisë komuniste, e këta i sheh e i paragjykon si “armiq kapitalistë”

  6. @shqiptar.
    Duket qe nuk banon ne shqiperi,dokrrat e tua jane per hartime shkollash.Tek ne s’ka prokurori dhe gjykate dhe ne tilla raste njerzit perpara kaosit duan shtet te forte .Me duket se i jep bicikletes dhe nuk ke as cakmak.Vazhdo se Thaci aty eshte me avion privat.

  7. O bushat ose nuk do te kuptosh ose ben gjoja kjo e dyta ka mundesi.ne momentin qe armo u privatizua shteti ndydhoi ligjet dmth beri ligj ku tatonte lenden e par 20 perqind vuri akcize per lenden e brendshme qe uzina konsumonte solar kryesisht 25 perqind e prodhimit uzina e konsumon per nevojat e veta dhe kjo solli kolapsin edhe azeret sulaj apo amerikanet nuk ja dolen dhe kjo ka nji emer ridvan bode me kompanite e importit nga mbrapa qe lobonin fort qe kjo industri te mos punonte te tjerat jane dengla…..

  8. bilanci i vitit 2004 i Armo ishte me me shume se 3 milione euro humbje(shikoni bilancet)..sikurse albpetroli dhe albtelecom. Nuk e kuptoj ku e gjeti fitimin ky…nejse bjeri ti biem…Nese dikush do shkonte te shikonte me te vertete rafinerine do kuptonte perse nje kompani e tille nuk mund te mbaje 1500 punetore…kur mund te punoje me 150..eshte absurde…lereni llafet, e krahasimet pa buke..qe te arsyetosh mbi dicka duhet te thellohesh jo te flasesh me dokrra…

  9. Paske gjet pune te re BUshat,edhe Bilushi po ashtu,ajo dihej qe para nje viti.Te pakten keni gjet pune se ngelet rrugeve si jevgjit pa busull.Shyqyr.Te pakten tani do ti serviloseni vetem nje femre.Me mire se sa Rama apo Sala qe te trajtojne si arixhi.Kazani kazan ngelet.

  10. Demokracia e vertet fillon kur te arrestohen ; Salih Berisha,Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta ,Fatos Nano!
    Te tjeret pasojne sipas vjedhjeve e krimeve!
    Kjo eshte esenciale, dhe jemi drejte kesaj rruge, por duhet durim me kriminelat qe kemi neper pozicione dominuese te shtetit!

  11. Ka rradhë në punët e drejtësisë. Sëpari duhen futur në burg të gjithë ata shqiptarë që rezultojnë të pasur, pa bërë asnjë ditë punë legale e pa asnjë biznes të deklaruar e ky është kontigjenti i mafies.
    E pat nisur mirë ambasadori amerikan Lu kur thoshte se nga i mer paratë një jurist apo politikan për të blerë një orë të shtrenjtë që e kalonte çmimin e veturës së tij si ambasador i SHBA, por e kufizoi këtë fenomen vetëm tek juristët e plitikanët .
    Por në Shqipëri gjen me qindra parexhij që bile edhe bëjnë moral, e mjafton që t’ju bëhet një kontroll i thjeshtë në burimin e fitimit të këtyre parave, nuk janë në gjendje ti justifikojnë me fakte e dokumenta se i kanë fituar në rrugë të ndershme. Bredhin nëpër rrugët e qyteteve shqiptare me makina fuoristrada që i ndrojnë vit për vit, ca rugaçë injorantë që janë bërë njëkohësisht edhe burimi i krimit e vrasjeve me pagesë, e paradoksalisht janë pikërisht kategoria e kësij mafiozësh injorantë , që hedhin kushtrimin për të futur në burg gjithë politikanët e bile marin përsipër të bëjnë edhe politikën “e madhe”.
    Del ndonjë birbo që në pak vitë në emigracion, pa bërë asnjë ditë punë legale ka blerë në metropolet europiane 7-8 apartamente, e hiqet si kampioni i drejtësise e demokracisë e lëshon edhe pretenca prokurorësh se cilët politikanë duhet të arrestohen.

  12. Posi, posi, ashtu them edhe une, t’i kundervihemi globalizimit dhe te behemi perseri fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut! Po, po, fanar me naften e Ballshit qe can bllokaden!
    Rrofte shoku Enver dhe shoku Hysni.

    Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni!

  13. Pse të paska djegur kaq shumë komenti im o “i paemër” që po më kërcënon si burracak i ndyrë mafioz se “do ta shoh rradhën” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu