• |
ide | kryesore

Basha bën thirrje nga Kuvendi: Rama ndihet më mirë me kriminelët sesa familjarët e tij, dilni protestoni

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha u është drejtuar sot shqiptarëve me një thirrje të fortë nga foltorja e Kuvendit për të qenë të gjithë bashkë, pjesë e protestës së 27 janarit, para Kryeministrisë. Ai ka numëruar, sip as tij, disa nga dështimet dhe lidhjet me krimit që Rama ka.

Doja shumë në këtë sallë të flisja për investime, por në vend investime nuk ka, investitorët janë përzënë me dajak nga banditët e Ramës për tju rrëmbyer pronat, kapitalin dhe janë zëvendësuar me kriminalet nga Shullazi te Lul Berisha me një qëllim. E vetmja politikë ekonomike është grabitja e pasurisë nga Rama dhe banda e tij, pasurim i Ramës mes grabitjes së aferës së inceneratorëve. Rendi dhe siguria janë në përkeqësim nga dita në ditë, banditët e linë të lirë rrugëve, po luftojnë nëpër rrugë e sheshe për të larë hesape e për të zgjidhur konkurrencën. Nëse nuk largohet Rama do prodhojë vetëm shkatërrim për vendin dhe familjet tuaja. Ky kryeministër ndihet më mirë mes kriminelëve sesa mes familjes së tij. Nuk mund tja lëmë në dorë fatin e fëmijëve. Ne kemi bërë diçka të qartë, është koha të bashkohemi, të ngrihemi e të qëndrojmë së bashku, si njerëz që i kemi jetët të lidhura me njëri-tjetrin, për një shoqëri ku ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, sado e korruptuar dhe në aleancë me krimin. Ju siguroj se nëse bëhemi mijëra në sheshet e vendit e keqja do largohet, nuk ka asnjë alternativë, e vetmja është forca e njerëzve që bëhen bashkë për të mirën, lirinë, dinjitetin, të ardhmen. Të gjithë pa përjashtim ejani të shtunën dhe deklaroni refuzimin, distancimin, mospranimin e të keqes, bashkohuni me mijëra të tjerë, për ti hapur rrugë një qeverie antimafia, ejani ta mundim mallkimin se nuk bëjmë dot Shqipëri si gjithë Evropa” – tha Basha.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *