• |
ide | kryesore

Çfarë tha Ylli Rakipi në nisje të emisionit të ri në Top Channel

Lajme, Të fundit



Prej kësaj të enjteje në ekranin e Top Channel nisi emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi. Ai u largua nga News24 dhe pas një marrëveshje me këtë TV kombëtar e zhvendosi aty emisionin.

“Ju ndoqët siglën e emisionit “Të pakepozuarit” i cili do të transmetohet nga sot e tutje këtu në Top Channel. Duke filluar nga ky çast dhe kjo mbrëmje do të shfaqet në këtë ekran. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi të shkuar. I falënderoj për kohët që shkuan. Tani jemi në një ekran më të madh dhe angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh” – tha Rakipi në nisje të emisionit.

Siç dihet, Rakipi kaloi në Top Channel pas largimit të Sokol Ballës. Për shkak të përpalsjeve me drejtuesit e televizionit Balla u zhvendos në Vizion plus. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *