• |
ide | kryesore

Kush janë dy deputetët e rinj që u betuan sot në Kuvend, zëvendësuan Rehovicën dhe Rakipin

Lajme, Të fundit



Këtë të enjte dy deputetë të rinj i janë shtuar rradhëve të LSI-së dhe PDIU-së fill pas vendimit për t’i hequr mandatin Gledion Rehovicës dhe Aqif Rakipit.
Pavarësisht dy emrave të rinj që u betuan sot në parlament, vetëm njëri prej tyre është një emër i ri për kuvendin, pasi deputetja e LSI-së Silva Caka, ka qenë pjesë e legjislativit shqiptar edhe mandatin e shkuar.

Emri i ri është ai i Dritan Bicit, deputeti që zëvendëson Aqif Rakipin nga rradhët e PDIU-së në Elbasan. Bici është një emër i njohur pasi ka qenë dikur ish kryebashkiaku i Gramshit. Kujtojmë këtu se Dritan Bici do të mbahet mend edhe për një veprim të kryer në vitin 2013, kur në ndeshjen Gramsh- Mamurras do të hynte me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *