• |
ide | kryesore

Prokuroria del bllof me vrasësin e dyshuar me pagesë që sulmoi Çapjat në Elbasan

Lajme, Të fundit



Prokuroria lehtëson akuzat për 20-vjeçarin Shkëlzen Hasanpapaj, i arrestuar për sulmin me armë kundër dy personave të fisit Çapja në Elbasan.

20 vjeçari u dyshua fillimisht si vrasës me pagesë i dërguar nga banda rivale, që kishte në shënjestër Florenc Çapjan dhe kushëririn e tij Bledar Muçën. Të dy këta shpëtuan nga breshëria e plumbave, pasi makina me të cilën lëviznin ishte e blinduar.

Në fllim Hasanpapaj u akuzua për “vrasje në rrethana cilësuese”, ndërsa në mbyllje të hetimeve dosja shkoi ne gjykatë me tre akuza më të lehta “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” si dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Dosja u dërgua në gjykatë në datën 11 Janar, dy ditë pasi ishte larguar nga detyra Dritan Gina, prokurori i Elbasanit. Ai u zëvëndësua në detyrë nga Dritan Nezha, që u emërua nga Arta Marku.

Mbetet e paqartë se cili prej dy prokurorëve është përgjegjës për këtë lehtësim akuzash për vrasësin e dyshuar me pagesë.

Nëse përdoret i njëjti standart si me dosjen Kurum nga Prokuroria e Përgjithshme, përgjegjësia për lehtësimin e akuzave i takon prokurorit Ardian Nezha, sepse dosja është dërguar në gjykatë në datën 19 janar, pra 10 ditë pas largimit të paraardhësit të tij.

Por nga ana tjetër, veprimet hetimore janë kryer kur në krye të Prokurorisë së Elbasanit ka qenë Dritan Gina, dhe për këtë periudhë kohore, i takon atij përgjegjësia për dërgimin e dosjes në gjykatë me këto akuza.

Ky nuk është rasti i parë, kur prokurorët mbyllin njërin sy për përplasjen e bandave në Elbasan. Edhe në sulmin që iu bë policisë me armë vitin e kaluar, sërish autorët ia kanë hedhur me disa muaj burg.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *