• |
ide | kryesore

Rama takim me kryeministrin kroat/ Çfarë ndodh me Ballist Morinën

Lajme, Të fundit



Në bisedën e zhvilluar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic në Davos, Edi Rama raportohet të ketë kërkuar që vendimi për ekstradimin ose jo të Ismail “Ballist” Morinën, të jetë i drejtë dhe i ndershëm.

Kujtojmë se prej disa muajsh Ballist Morina mbahet në paraburgim në Kroaci pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ky vend kërkon ekstradimin e Morinës. Tifozi është shprehur se në burgjet serbe do t’i rrezikohej jeta. Kroacia ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me ekstradimin ose jo të Ballist Morinës.

Sipas informacioneve që vijnë nga zyra e shtypit të kryeministrisë, përpos kërkesës për Morinën, Rama ka biseduar me Plenkovic edhe për integrimin europian të Shqipërisë.

Raportohet se Rama ka marrë mbështetjen e kryeministrit kroat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *