• |
ide | kryesore

Shpërthen Berisha në Kuvend: Duan t’iu mohojnë gjakun dhe mishin, ngrihuni ta shembim këtë regjim

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje të forta në parlament këtë të enjte, me një sërë mesazhesh për shumë shtresa të Shqipërisë. Berisha i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë, prindërve të tyre, të varfërve, atyre që janë larguar nga vendi, të përndjekurve politik e ish pronarëve, që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar, ditën e shtunë.

Berisha është shprehur se tashmë ka ardhur koha që e gjithë Shqipëria të ngrihet dhe shqiptarët të shembin regjimin e Noriegës, Edi Rama. Berisha i ka cilësuar të majtët si bastardë të ish-komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha.

Të duhet të ngriheni sot fuqishëm, që të shembim këtë regjim. Thirrja ime është për të varfërit shqiptarët që kanë vetëm një perspektivë, largimin dhe vetëm largimin… por Shqipëria është toka e Zotit dhe juve nuk ju largon Shqipëria, por qeveritarët që kanë tmerr nga ju, ndaj dhe ngrihuni, kthehuni dhe t’i godasim këta, Noriegë, që kanë si detyrë e mision vjedhjen. Të përndjekur politik, ju që keni qenë në 26 vite baza e revolucionit demokratik, ngrihuni sot! Tani dalin këta bastardë e thonë se tani ne nuk i njohim dëmshpërblimet. Pavarësisht se çfarë keni vuajtur nëpër burgje, ky që premoi se do ta përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve, tani do të heqë 12 mijë nga ju nga skema e dëmshpërblimeve… duan tju mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisknikë, të cilët ranë në kampet e etërve të tyre, sepse ishin elitë e kombit. Bashkohuni me ne pronarë e ish pronarë, sepse sot Edvin Kristaq Rama….” –tha Berisha para se Gramoz Ruçi t’i ndërpriste fjalën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *