• |
ide | kryesore

Sot seancë plenare, priten debate mes mazhorancës dhe opozitës për kandidatët e KLP dhe KLGJ

Lajme, Të fundit



Në orën 10:00 të ditës së sotme pritet të nisë seanca e dytë parlamentare e Kuvendit për këtë vit, ndërsa në rend dite janë 10 pika për t’u diskutuar. Në rendin e ditës janë parashikuar edhe betimi i deputetëve të rinj që zëvendësojnë Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Por çështja më sensisitve dhe që pritet të ketë kontestime dhe debat nga ana e opozitës është përzgjedhja e kandidatëve të KLP dhe KLGJ, disa prej të cilëve opozita i akuzon si ish- sigurimsa të Shtetit, të dënuar dhe shkelës të ligjit.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.1.2018.
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.
3. Betimi i deputetëve të rinj.
Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare
e ditët përkujtimore”.
Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat
e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 57/2014 “Për krijimin dhe
funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim
me shumicë të thjeshtë)
Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Projektligj “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet KM
të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për
Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve Grant, të siguruara nga qeveri të
ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin
e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik
të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr. 63/2015”.
Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe
Mjedisin.
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe
të Drejtat e Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për
Këshillin e Lartë të Gjyqësorit”. (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni
53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë
anëtarëve)
Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve:
Koha e votimit
8. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për
Këshillin e Lartë të Prokurorisë’. (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni
156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e
cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve);
Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve
Koha e votimit
9. Për votim (të mbartura):
– Projektvendim “Për emërimin, e zotit Idlir GJATA, si anëtar i Bordit të
Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare”.
– Projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurencës”.
– Projektvendim “Për propozimin Kuvendit të RSH të kandidatëve për kryetar dhe
anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”.
– Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 90/2017 “Për caktimin e
anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *