• |
ide | kryesore

Protesta/ 10 pikat e marshimit të Opozitës

Lajme



1– Një protestë ku nuk do të flisnin as Luli dhe as Monika, për të mos lënë shijen se duan të heqin dikë nga karrigia për ta rrëmbyer vetë atë.

2– Një protestë ku nuk do të konkurronin përmes britmash as PD dhe as LSI për të na treguar se kush është opozita e vërtetë.

3– Një protestë ku do të shmangej denoncimi i të gjitha aferave, ku dhe pdistët edhe lsistët kanë qenë të implikuar më parë.

4– Një protesë ku nuk do të gënjehej me përrallën e vjetër se qeveria do të rrëzohet së shpejti.

5– Një protestë ku oligarkët do të denoncoheshin me emër dhe me afera konkrete dhe jo vetëm si koncept teorik.

6– Një protestë, ku faji i vetëm i humbjes së opozitës nuk do t’i mvishej vjedhjes së votave.

7– Një protestë që nuk do të shitej si e qytetarëve. Edhe militantët kanë të drejtën e tyre legjitime.

8– Një protestë ku autobuzët e ardhur në Tiranë nuk do të fshiheshin, sepse të vish nga periferia nuk përbën asnjë faj.

9– Një protestë në fund të së cilës nuk do të gënjehej me disafish për numrin e pjesmarrësve.

10– Një protestë pa regji qëndrore, ku kamerat do të lejoheshin të filmonin edhe nga lart.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Lapsi i lapsuseve! apo lajthitje! Kur nuk ju pelqen komenti ju ve te lapsit “ju duket sikur eshte thene nje here” Llosha!!!

  2. Nese protesta do quhet produktive ,neser ne bulevard duhen ngritur patjeter dy qadra. Nese nuk ngrihen dy qadra atehere opozita nuk e ka marre seriozisht protesten. Fjalimet me te mira do na kenaqin kur ti mbajne anal istat e qadres.

  3. ne proteste nje kofirmim i ri po lind ,e drejta fjales se lire per popullin kombin shqipetare per kedo qe deshiron ardhmeri te keti vendi ,1nje filozofi qe shben idet ne publik per kedo qe mendoj , qe klasa politrike ishte unike ,nje filozofi uniteti politik ,por tashme ne fundin e tije nje metode per percjellje te but pushteti qe me shum urtesi ne kerkim ,talentesh te reja ,per ti lene ne duar pushtetin ,pergjegjsit ,me nje bumeran kostosh borxhesh dhe problematikash 1shekullore ,dhe keta me monopolet e tyre te qendrojne i qete,kjo filozofi perqasje eshte llogaritur permes fjales se lire ne proteste te kujdo qe deshiron keta po ralizojne fjalen e lire ,deri sa te gjith te gjejne dike ti lene ushtetin ne dore mbasi te gjith u konsumuan tej mase dhe populli padrejtesin e urren ,keta jan boset qe po kerkojne sherbetore, jo zoterinje ju na sollet ne kete pik dhe ju keni pergjegjsit ju beni ndryshimet dhe ju vendosni drejtesi hak ju paguani borxhet qe keni ngarkuar shqiptaret ju e dini ku i keni cuar ju keni pergjegjsi te gjithaneshme mbi popull ju i dolet perzot zhvilluat padrejtesin me rendiment antivleren tani zhvilloni po ju drejtesine me rendiment vleren duke i dhene te drejten hakun sejcilit, keshtu i vlersoj un ne kete moment lakimet e politikes

  4. 11.- Që protesta të jetë e pranueshme nga gjithë populli shqiptar i lidhur si mishi me kockën me PPSH, protesta duhet të udhëhiqet nga bijtë e nipërit e Bllokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *