• |
ide | kryesore

Rrëfimi i të resë nga Laçi: I fejuari më mashtroi dhe më shndërroi në prostitutë

Lajme
prostitute-620x330.jpg



Një e re nga Laçi ka bërë një rrëfim për dhunën që i është ushtruar në kohën që ka ushtruar protitucion. Ajo tashmë është rikthyer sërish në vendlindje, pranë familjes e shoqërisë së saj. Historia e të resë nisi si një histori dashurie, por gjëra shumë shpjet morën tjetër rjedhë. I fejuari isaj e futi të renë në kurthin e prostitucionit duke u shndëruar në tutorin e saj.

Ajo ka rrëfyer makthin në një intervistë për Gazeta Shqiptare dhe për mënyrën sesi e trajtonin, si dhe rrugën e shpëtimit nga e gjithë kjo situatë. E quan veten me fat që ndodhet sërish pranë gjirit të familjes, por tregon se ka shumë vajza të tjera që shfrytëzohen e janë pjesë e rrjetit të prostitucionit, pa dëshirën e tyre.

Unë kam lindur në Laç dhe aktualisht banoj po në këtë vend. Që në adoleshencë kam thurur ëndrra rreth djalit ideal që mendoja se do të ishte edhe bashkëshorti im, të krijoja një familje me të e të ecnim së bashku në rrugën e jetës. Dhe e gjeta…Nuk ishte dhe aq i bukur, as i shkolluar, siç e imagjinoja, por më bëri për vete me fjalët e bukura që thoshte. Mendoja se ishte i sinqertë dhe tmerrësisht i dashuruar me mua, të paktën ashtu kujtova në momentet që isha me të. Nuk mund të them se u tregova mendjelehtë, por as e zgjuar, pasi i besova pa masë dhe në fund u mashtrova e u zhgënjeva plotësisht.” – u shpreh ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *