• |
ide | kryesore

Astrit Patozi në protestën e opozitës: Nuk jam këtu për Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit



Edhe pse një kritik i Bashës dhe një i përjashtuar nga lista e deputetëve të PD-së, Astrit Patozi ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita. Ndërkohë, i pyetur nëse kjo pjesëmarrje e tij do të thotë se janë rregulluar gjërat me kryedemokratin, Patozi deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Ai është shprehur se kjo qeveri duhet të largohet dhe duhet të shndërrohet kjo protestë duhet të shndërrohet në një lëvizje qytetare.

Ardhja ime këtu nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Që të jemi të qartë sepse unë jam njëri nga mijëra protestuesit që kanë ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Jam një prej atyre që besojnë se ka 100 arsye që kjo qeveri të largohet por edhe sikur një të ishte vendi im do ishte sërish këtu sepse mua më takon si opozita. Do doja shumë që kjo protestë të shndërrohet në një lëvizje të qytetarëve. Unë jam anëtar i PD-së, si unë këtu ka shumë të tjerë dhe nuk mjafton të jetë vetëm protestë e partive politike sepse ka nevojë për shumë më tepër që kjo qeveri ta marrë siç duhet mesazhin dhe të largohet një orë e më parë”, – deklaroi Patozi për BË.

 



1 Comment

  1. por protesta e soteme ishte e qytetareve e jo e LULIT, apo e PATOZIT. Nese ju nuk e keni pare ,e kuptuar sot daljajote personale te thoteqe se ka motivin qytetar por tenje politikani, qe lufton politikanet dhe qe nuk e din se ku ben pjese.Uroj popullin demostrues e paqesor qe po trgohet se mese fundemine jemi ne europe, por te larguar nga qeveritaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *