• |
ide | kryesore

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryesore, Lajme



Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërbim të tij për t’i lustruar mëkatet e pushtetit që ai mban. Basha ka klasifikuar si armiq apo kundërshtarë të opozitës edhe ata që nuk besojnë tek ajo apo që thonë se këtu janë të gjithë njësoj.

“Mafia në pushtet paguan cdo ditë ushtrinë e mercenarëve që i shërbejnë për t’i llustruar faqen e saj të zezë. Mercenarë të pacipë që politikanin në shërbim të krimit e shesin për njeri që po lufton krimin! Mercenarë që sot propogandojnë se të gjithë janë njësoj, që thonë se droga ka qenë gjithmonë këtu, se krimi ka qenë gjithmonë mes nesh, se të gjithë paskan faj njëosj, edhe kriminelët edhe të dhunuarit. Por shqiptarët e kanë kuptuar dhe po shpërfillin mercenarët.”, është shprehur Rama.

Sipas tij nën qeverisjen e Edi Ramës sot ka vetëm dy zgjedhje, eksod jashtë Shqipërisë ose nënshtrim ndaj regjimit të Edi Ramës, që i varfëron, i dhunon dhe grabit. Basha tha se Edi Rama i do njerëzit skllevër të krimit dhe të oligarkëve. vendit këtë krimi antikombëtar me drogën.

“Mafia në pushtet shpenzon çdo muaj miliona euro për të gënjyer, për të mashtruar, për të keqinformuar, për të shplarë mendjet e njerëzve. Mafia në pushtet ka ngritur makinerinë më të madhe të propagandës që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Mafia në pushtet shet çdo ditë të zezën për të të bardhë dhe sulmon këdo që e sheh të zezën. Propagandë me para droge që tu mbushë mendjen shqiptarëve se policia bëhet duke veshur kriminelët me uniforma firmato policie”, tha Basha.

©LAPSI.al 



6 Comments

  1. Bujar Nishani nje dite do te arrestohet ,sepse ka firmosur modifikimin e ligjit 449 ,amnistia politike ndaj krimeve te konsumuara,( maj 2017 ,”çadra e lirise” Rama -Meta -Berisha-Basha !)
    Ligji eshte ne kundershtim me nenin 18 ,pika 1 , Kushtetuta e Shqiperise!
    Nishani nuk ka mbrojtur kushtetuten si detyrim ligjor per te cilen eshte betuar dhe paguar ,perkundrazi per interresin e nje grupi te caktuar ku vet ai ben pjese, e ka thyer betimin duke firmosur nje ligje antikushtetuese .
    Nishani ka shperdoruar detyren!
    Keto vepra penale denohen me ligj, prandaj do te pergjigjet para drejtesise!
    Ky person qe sot ben politike , ka mbrojtur hapur me firme dhe vule krimet e konsumuara nga kasta politike !
    Ky matrapaz qe po jep leksione Europianeve mbi interpretimin e kushtetutes e ka thyer kushtetuten me vet dije per interresa mafioze,dhe sot po perpiqet te organizoje korrupsionin e ri dhe te vjeter ndaj rreformes ne drejtesi dhe SHBA!
    Politika eshte ne halle te forte per te gjetur njerez me qira nga njera ane, me qellim qe nga ana tjeter te negociojnè pozicionin e tyre si udheheqes “rrevolucioni” .
    Jane keshtu injoranta saqe me parat qe na kane vjedhur neve , mendojne te na perdorin per tu mbrojtur nga burgu!
    Hajde mendje Hajde!
    Keni pare ndonje here te” vdekur” qe ecin? Ja ku i keni : Edi Rama, Basha,Berisha,Kryemadhi ,Xhafaj,Ruçi, presidenti i florit dhe bandat e tyre !
    Keta maskarenje bashkèpunojnè me njeri-tietrin kunder rreformes se drejtesise , SHBA -es, dhe Europes .
    E degjut Bashen kur tha, nuk durojme diktaturen e Europes! Pra nje hajdud i qelbur qe vodhi hapur 14 milion euro diten per diell nuk duroka ligjin Europian, Drejtesin Shqiptare-Amerikane!!!
    Lulzim Basha; Te bejme qe ta durosh ligjin e shtetit demokratik, se ligji nuk eshte vetem per te varferit qe nuk paguajne faturen elektrike , eshte edhe per ju qe keni vjedhe miliarda!!!

    Klasa politike eshte e terrorizuar!
    Politika e korruptuar nepermjet kanaleve te meshefta,po perpiqet te negocioje denimin me burg ! Por po lodhen kot!
    Ndaj Edi Rama behet keshtu idiot, dhe mendon se me tre hajduda te falimentuar si Basha-Berisha dhe Meta do te kercenojn Europen dhe SHBA ,si pretekst per mos hapjen e negoziatave.
    Pse keta matrapaza qenkan faktoret e tjere , apo kush? Rusia,Turqia!
    Rama mendon te ushtroj presion per te negociuar pozicionin e tij ne rraport me burgun !
    Edi Rama ! As varrezat Greke; As dhenja e pasaportave qe ben Meta , dhe as servilosja e Sali Berishes ndaj Vatikanit nuk ju shpetojne nga burgu!

    E dine njerezit sa rrezistojne ne karrige keta te korruptuar kur te cenohen vertet interresat Shqiptaro -Amerikane ne Ballkan ? Keta rrezistojne 5 deri 15 dite, pastaj arrestohen nga Prokuroria !
    Dhe nuk eshte rasti te perfundojnè si Mu’amar Ghedafi !
    Por ne kemi detyre historike t’ju organizojme ceromonin e “vdekjes”politike mbeturinave te kombit!
    Asnje gje nuk e ndalon rrugen e tyre drejte burgut!
    Dhe askush nuk mundet te devijoje rrugen e Shqiperise drejte Europes nga ku mungojme tash 550 vjet!
    Kjo qe po shkruhet eshte nje histori moderrne Amerikano -Shqiptare, prandaj Shqiptaret e ndershem duhet ti bashkohen!

  2. E ka ndarë mëndjen Qifoja që ti fusë të gjithë politikajtë në burg, e Shqipërinë ta drejtojne shoferët kontrabandistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *