• |
ide | kryesore

Bujar Nishani: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të drejtoj Partinë Demokratike

Lajme, Të fundit



Ish-presidenti i Republikës. Bujar Nishani, ka komentuar gjendjen e Partisë Demokratike po ashtu dhe të ardhmen e tij. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Nishani ka folur edhe për raportin me Lulzim Bashën si dhe raportet me të.

Nishani u shpreh se ka vlerësim maksimal për kreun e PD, pavarësisht se ai ka më pak eksperiencë në krahasim me Berishën. Ai tha se nuk ka ndonjë projekt apo plan konkret, gjithmonë do të jetë në mbështetje të PD-së.

A u ka shkuar ndonjë herë në mendje të drejtoni Partinë Demokratike?

Më kanë pyetur gjithmonë gazetarët, por mua nuk më ka shkuar asnjë herë në mendje. Pasi partia ka një kryetar tashmë shumë të mbështetur, dhe prandaj nuk e kam menduar kurrë.

Unë them se nuk kam asnjë projekt asnjë ide, për të marrë drejtimin e PD. Zoti Basha do ta çoj partinë atje ku është pritshmëria e demokratëve.



2 Comments

  1. Bujar Nishani nje dite do te arrestohet ,sepse ka firmosur modifikimin e ligjit 449 ,amnistia politike ndaj krimeve te konsumuar.( Maj 2017)! Ligji bie ne kundershtim me neni 18 ,pika 1 , Kushtetuta e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *