• |
ide | kryesore

Fotot/ Masat e sigurisë për protestën e opozitës, Policia blindon Tiranën

Lajme, Të fundit



Ashtu siç u paralajmëruar ditën e sotme do të këtë masa të forta sigurie dhe një prezencë të shtuar të policisë për shkak të protestës së opozitës. Duket se policia ka frikë nga ndonjë incident, prandaj i ka filluar më herët përgatitjet e saj për protestën e opozitës. Kështu, drejtori i policisë së Tiranës, rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë. Mësohet se në terrenn do të këtë rreth 1500 forca policie.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.

Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë dhe janë marrë masat për sigurimin e institucioneve në Bulevard. Vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës. PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila nis në orën 12:00.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *