• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

2, Ide



Nëse ka një togfjalësh që mund të përmbledhë tërë protestën e opozitës, ai është: mungesa e çdo risie.

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda përmasave të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë partish pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se, që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cilët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët.

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kishte mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkot të zgjedhjeve. Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.  

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë.

Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë, drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njerëzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq.

©Lapsi.al



35 Comments

  1. Bravo qi kerkoni qi t digjen mandatet dhe qi bojkoti t jet kryefjal e opozits . Rama + socjalistat duhen braktis dhe t lihen vetem n parlament qi t vendosin .Kshillat e anal istave t qadres do sjellin rritje t papame t opozits dhe sot ju duhet qi si anal ista +gazetar t qadres t futeni t part n qader qi t fitoj liridemokracia.

    1. Cfarë ndyshimi ka midis Bushatit e Muç Nanos ?
      Asnjë ndryshim.
      E njejta “deja vu” e thirrjeve që në pushtet me ndihmën e qelbësirave të vijë Edi Rama.

  2. Nuk e kutpoj perse mundoheni te shperfillni dicka qe opozita e beri…Protesta ishte masive(me e madhja e 5 vjecarit te Rames). Me ne fund Opozita u mundua te perfshije qytetaret dhe jo vetem politiken..Eshte fillimi por eshte dicka.. Ndryshe mbeteni ju qe shkruani ne internet dhe ne qe leme komente…dhe ata qe bejne si te duan dhe blejne votat e shqipetareve me droge e shkaterrojne cdo gje te mundshme ne emer te fasadave rilindase..

    1. Sepse nuk po bejne asnje nga gjerat qe duhen.

      Mbrapa skandaleve te qeverisa ka emra specifik. Quhen Zamir Mane, Henri Cili, Sheqet Kastrati etj. Jane emra me te cilet gjithe opozita ka bashkepunuar e me sa duket ka plan te bashkepunoj perseri. Flasin per korrupsion dhe probleme ne ajer pa dhene asnje emer apo zgjidhje konkrete. Prandaj protestat mbushen me militant.

      1. Ata njerez dolen aty dhe protestuan. E bene per veten e tyre, por edhe ne mire na bene..Eshte hipokrite te gjykojme perse nuk beri edhe kete apo edhe kete..Nuk e di se me ke do bashkepunojnene te ardhmen dhe as me perket edhe sepse atehere do te kthehej ne opozite kunder individeve dhe me prorje populiste. Asnjeri nuk mund te perjashtoje ex-ante bashkepunimin me gjithkend por mund dhe duhet te perjashtoje praktikat e korrupsionit..

        1. Po iki ere Elio leni pordhet verr verr. Me asnje sdo bashkepunosh ne te ardhmen or palle se te kane vjedh te kane shqy e te kane rrjep te gjitha palet. Lulushi futi miljardat ne xhep jo me teper se 2 jave me pare dhe ti vazhdon ha mut. Po nuk doli noi tip i paster si ne Greqi mut do hani te gjithe

          1. pordh ti shko mbaje gojen si bushati nen bythen e negjmijes,spartak brahos e ruqit si rama ,se ne e dijm se te pangopshem jeni.

          2. Nuk po flas me dhe per njerez si ti…vazhdo laj pjatat tek afendikoi!!!

  3. Edhe ne Danimarke te gjithe Jane kunderta Séverine.Ketu analyste si Bushati me shoke,gjoja akull dhe objective,opoziten e shohin me teleskop e qéverine nuk e shohin be make te hundes.

  4. E ke qare Andi. Flasin ata qe flasin sot e 27 vjet e qe kurre nuk kane fituar vete. ne zgjedhje, por si zvarranike te PD. Mbase me te korruptuar se te tjeret. Asnje nuk te inspiron. Keshtu qe protesta nuk dha asnje mesazh. Thjesht u mblodhen harxhuan diten kot, se po keshtu do shkoje 4 vjet.

  5. EDHE ZOT TE ISHTE BASHA KURSE TI BUSHAT DO THOJE ISHTE DJALL PRANDAJ BUSHAT JE MESUAR TE THUSH TE KUNDREN JE PALOBUSHAT

    1. PROTESTA ISHTE E OPOZITES E MBESHTETUR NGA CDO NJERI QE ESHTE PREKUR NGA KJO QEVERI. oPINIONISTET SI bUSHATIDUKE KRITIKUAR VPROTESTEN NE FAKT DUAN TI ZGJATIN JETEN QEVERISE RAMA 2 QE KA MARE TATEPJETEN DHE QEVERIA ANTIMAFIA E PROPOZUAR NGA BASHA DO KRIJOHET BRENDA KEIJ VITI SEPSE DO POPULLI, SEPSE POPULLI NUK E VOTOI RAMEN. KY I BLEU ME PARA, DHUNE, KERCENIME VOTAT. OPOZITA BASHA KA QENE OPOZITAME EVESHTIRE PO TE FUTESH QE RAMA DYSHOHET SE KA BLERE VLLAHUTIN E LU, PERGJEGJES QEFSHEHEN TRAFIKUN E DROGES, TE ARMEVE DHE E MBROJTEN RAMEN????PSE VALLE E MBROJTEN

  6. O BUshat ti kete drejte te flasesh sepse ty dhe familjes tend nuk i hyri asnje gjemb ne kemb me renien e diktatures. Eshte per te qare e per te qeshur qe nipi i Hysni Kapos ben moral. Njesoj sikur nipi i Goeringut te bente te njeten gje ne Gjermani

  7. Mire se Rama duhet te largohet nga qeverisja se eshte me e pakta i paafte, por mund te ma thote dikusht se kush eshte ne opozite me i afte se i paafti Rama?

  8. Gallate para portes.Asnje lider nuk e ka moralin te flasi per korrupsion apo per varferine,askush nuk i beson.Kriemadhi ka 11 banjo moderne ne Keshtjellen e Lalezit(per nje ushtri) ku i mori parate apo nga tezgjahu i kombinatit ku ka dhe origjinen,Apo Basha qe i shiti te tere per pallatin e vjehrrit (13 milion euro) pa llogaritur ceshtjet penale qe kishte per korrupsion.Tamam kazan ujqerish.Gruaja e presidentit eshte ne opozite me qeverine.Rrumpalle xhungle.Ne darke fle ne krevat me presidentin dhe ne mengjez e shan se vinte ere.O burra ne meting se po ndahen postet.

  9. Z. Bushati mos luaj rrolin e te pa diturit, ngerrçi i protestave PD,LSI eshte bere si loja e bixhozit , qe as vete Basha nuk beson mè se do te fitojè, ndaj eshte bashkuar me LSI qe e ka gojen akoma me shkumen e vjedhjeve !
    Keshtu jane berè dy hajduda ,kunder nje hajdudit si Rama.
    Nuk mundesh ti japish vjehrrit 14 milion euro , pastaj t’ju drejtohesh shqiptareve me bark bosh; Hajdeni te rrezojmè Ramen !
    Kjo eshte ti peshtyshè ne fytyré njerezit!
    Ju komentoni shume mire deri aty kur dredhoni mbi realitetin, dhe i kerkoni elites te kalbur nga korrupsioni( PD,LSI )te jete e dhunshme, i kerkoni te beje diçka artificiale , te sajojne nje loje te re me tri letra, nje mashtrim ekstrem duke jua lene fajin ne fund te fundit SHBA dhe Europes. Dhe me forcen ekstreme te mashtrimit, opozita e kalbur te marre pushtetin , pra te hiqet nje hajdud-maskara-drogaxhi si Rama , per te ardhur dy hajdud te poshter si Basha dhe Kryemadhi!
    Mirpo ky popull vertet eshte teper i durueshem ,por jo keshtu budalla siç e mendoni Ju, dhe shume gazetare te shitur!
    Demokracia fillon kur te arrestohen :Edi Rama,Sali Berisha,Lulzim Basha,Adriatik Llalla ,Ilir Meta & kompani!
    Kur te luftohet seriozisht trafiku i droges dhe korrupsioni politiko- shtetrore me tolerancen zero!!!
    Kur te sekuestrohen pasurit e vjedhura, qe perbejne miliarda euro per ekonomin shqiptare!!!
    Diskutimet e tjera i sherbejne kleptokracise !

    Populli Shqiptare duhet te pergatitet per te fshire nga harta keto banda kriminelash qe kane vjedhur e masakruar njerezit tash 27 vjet!

  10. me keq se me qen krymb qenefi i enverit,ramizit,krisraqit,spiro kolekes,ruqit,spartak brahos ,negjmijes e xhafes me edin qelbesir rama nuk ka ku shkon.kazan pleher 75 vite dhe ende i thoni bab ketyre monstrave esht turp.kazan o bushat ke ti ku ter plejerat si rama,frrok,bdok,tahir e habil i mban mbrenda.

  11. @ari i oborrit
    nexhi.gjoni,berisha,nallane rama,tespije monika,ruqit dhe puqit,ram salakut,mete paraja,zen xhevahiri a vjen tek halet e kinema 17 nentorit dhe hidhi ca uje prej valbonet apo prej kakusi.ramiz nevojtorja eshte me ty .hajde bejme nje hallve me tum mete dhe bashe,rama lakuriq ha byrek…ari rri tek shpella e qenve/

  12. Andi eshte me Berishen! Mundohet me sofizmat e tij te shpelara te na mbushe mendjen se i kritikon te dyja palet! Vetem fakti qe eshte me Ylli Rakipin tregon shume qarte se kush eshte Andi! Autori thote se- nuk e di se si do te veproje opozita? Une e di! E di se me vjen keq ku perfundoi PD ime e endrave dhe realitetit! Une e di se sa kam luftuar duke rezikuar jeten per te dhe Berishen! Une e di sepse sapo fituam ne krye dolen horrat dhe hajdutet injorantet besnike te Sales dhe grupeve mafioze ne PD! Nje shok imi i femijerise me tha : c’po na bejne keta keshtu? Tani puna e pare eshte te largohet Berisha ! Saliu eshte strumullari i te gjitha fatkeqesive Edhe Lulja eshte fatkeqesi qe na i la ne dere Sala! Te largohen tipa si Shehu,Alibeaj,Pollo,Jemini dhe lista eshte e gjate! Pra te gjithe te korruptuarit! Por jo te kthehet prape Jozi dhe te perjahtuarit nga Lulja! Ata jane njelloj te poshter! Por te kthehen njeres si ish K/ministri Meksi! Te thone te verteten! Keta jane genjeshtare profesioniste!T’i lene sharjet fjalet e pista! Te hartojne nje program te djathte! Berisha-Luli nuk kuptohen qe jane te djathte sepse jane me shume te majte! Debati jo ishin 500 mije apo dhe 100 mije eshte qesharak sic jane vete PD e sotme! Por duket ,tani per tani, PD nuk i ka keto mundesi! Shikoni prurjet e reja Duma-Salianji! Duket sikur u kane futur nje CD nga prapa dhe e luajne te gjithe! Ku kemi arritur? Por me kryesorja eshte vettingu dhe Drejtesia e re! Te dalin para drejtesise te gjithe kush ka futur duart dhe i ka lepire! Kush ka vrare? Populli i di te gjitha prandaj nuk del ne proteste! Perse per Lulin apo per Zenin e Armines djalin pervers te Sales?

  13. Ari eshte lepiresi me I shkathet dhe I pangopur I ngjalave te gjithe antareve te lsi. Ari pas greves se dobet dje , qenka idiotizuar komplet ne komente.?

  14. Zhgenjimi eshte me i trishtueshem se deshtimi Bushat. Me PS e Rilindjen dhe satelitin e saj LSIne, jemi te deshtuar, dhe me shume se kaq skemi c’humbasim me, por me PDne eshte ajo shpresa gjithnje ai mendimi qe PDja eshte parti tjeter partia jone, dhe sa here qe shfaqet Basha e kompani zhgenjimi shton trishtimin akoma me shume. E vetmja rruge eshte qe PDja te zbrazet e tera dhe te riorjentohet. Kjo eshte shpresa e vetme, o do rindertohet PDja qe te rindertohet Shqiperia ose ndryshe kur zhgenjimi te arrij aty ku nuk mban ka gjasa te shkaterroj Shqiperine bashke me partite.

  15. z. Bushati,
    Ti dikur ato protestat e Berishes i ke quajtur te dhunshme
    Ti sot protesten e Bashes e quan te trishtueshme
    A ke mundesi, o njeri, te na tregoni Receten per nje proteste perfekte?

  16. Akoma me e rrezikëshme se qeveria e “narkotrafikut” të Ramës, është kjo ushtria e vogël e mashtruesve mediatike.
    Paturpësisht, në vënd që të inkurajojnë shqiptarët qe të dalin e protestojnë masivisht ndaj kësaj qeverie të dështuar e deri të kriminalizuar, përpiqen ta zhvlerësojnë protestën me ca argumenta tërësisht qesharake.
    “Ca fjalime të ca kryetarë partishe të vjetër që kanë fare pak antarë” aludon Bushati.
    Më tej shton se kjo protestë nuk solli asgjë të re.
    Po cila është “e reja” që kërkon të shohësh o Bushat ?
    A mos na qenkan nipi i Hysniut, djali i Todit e i Kicos e ca të tjerë si ju “fytyrat e reja” të politikës shqiptare, e Lulzim Basha na qenka një fytyrë e vjetër ?
    Pak vranë e prenë për 47 vjet shqiptarët prindërit e gjyshërit tuaj, që protestën paqesore e demokratike të Bashës e quani pa vlerë ?
    Sepse të krijohet përshtypja se ju zoqtë e ish Bllokut, prisnit që opozita të bentë protestë të dhunëshme, për ti dhënë shkas qeverisë kriminale të narkotrafikut të arrestonte krerët e saj e qindra demostrues.
    Si shqiptar emigrant që më dhëmb zemra për njerëzit e mij, merakun më të madh e kisha se mos kjo proteste degjeneronte në dhunë. Se ku të shpie dhuna që e ka me qejf Bushati, nuk ka besoj nevojë që të zgjatem.
    Soji i bllokistëve kujton se protestat mund të bëhen vetëm me kobure, me revolucione bollshevike.
    Duhet ta dish o Bushat se protesta e vendosur e bën efektin e saj edhe fare pa fjalime por edhe duke qëndruar në Çadër për tre muaj. Ishte ajo çadra paqesore qe e detyroi Ramën të lëshonte një muaj para zgjedhjeve gjysmën e qeverisë, paçka se me ndihmën tuaj erdhi përsëri në pushtet.

  17. Ne FUND skA t
    RE ndesi Sa dualen,cfare Kerkuan ka rednessi
    KUDSH FOLI
    Nje punters I pa punnje student qe ski pare,nne minatore pa pune pa page,nje pronareQE SKA PROME,
    NJRE GRUA QE NUK MJRKOHRT,NJE PA STREH,NJE I BURGOSURE.

  18. Kam përshtypjen se komentin e fundit “kreshniku dr”, është dikush që e ka sakatuar qëllimshëm për ta paraqitur si komentin e një injoranti që nuk di të shkruaj.
    Mes atij kaosi drejtshkrimor mund të dallosh se të gjitha cfarë ka kërkuar të thotë , mbështeten në llogjikën e realitetit. E ka postuar këtë shkrim ndonje i ri emigrant që nuk e ka idenë e drejtëshkrimit të shqipes apo është sajuar qllimshëm, këtë nuk mar përsipër ta përcaktoj.
    Po e drejtshkruaj përmbajtjen e komentit të tij.
    “Tek e fundit, nuk ka rëndësi se sa dolën në protestë. Rëndësi ka se cfarë kërkuan.
    Kush foli ?
    Folën me pjesmarjen e tyre mbi njëqind mijë shqiptarë, puntorë të papunë, studentë pa pare, pronarë me prona të rëmbyera, gra pa mundësi mjekimi, të pastrehë, ish të burgosur e të burgosur aktuale politikë. ”
    “I përkthyer” kështu me nje drejtëshkrim normal, nuk ka asnjë Bushat që mund ti kundërvihet, sepse të gjitha janë të verteta.
    Shoh se tek Lapsi është bërë poligon qitje njefarë “ari” i pranishëm thuajse çdo ditë me komentet “e tij”, duke ju përveshur vetëm për mangësitë në drejtëshkrimin e shqipes, e kjo vecanërisht nga militantët socialistë.
    Kujtoj një cilësim të gjetur të të ndjerit Pjetër Arbnori për socialistët shqiptarë.
    “Këta nuk janë socialistë po specialistë” pat thënë Mandela i Shqipërisë.
    E pra mbështetur në këtë thënie të Arbnorit, sepse kam dyshimin se personazhi “ari” është një sajese e propogandës specialiste mashtruese socialiste për të diskretituar mendimin ndryshe.
    I rikthehem “kreshnikut”
    Llogjika e atyre që shkruan, megjithe sakatimin e tmerrshëm në drejtshkrim, qëndron plotësisht.
    Por nuk besoj kursesi që kushdoqoftë të marë përsipër të postojë këtë shqipe dukshëm me qellim cdo fjale të shkruar gabim. Duhet të jeshë “specialist” në mashtrim, për të sajuar një koment të tillë.

  19. Po Mr. Shqiptar
    P?ermbatja esht e sakt,por duket qe,kompjuteri eshte
    regjistruare ne gjuhe te huaje ,mundet die I ka rreshqite rrjeshtate,
    mundet dhe bllokuare,se ka shkruare me germa
    te mdha dhe te vogla kur ka korigjuare,
    Por sidoqofte kene te drejte.
    Shqipja eshte bere mikse nga
    parliamenti deri ne shkolla qe Greku e Turku
    duane te ndryshojn tekstet????
    .
    Nje prapasken I pregatitet popullit shqiptar.?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *