• |
ide | kryesore

Përplasen 3 automjete, aksidenti i frikshëm në Elbasan

Lajme, Të fundit



Përplasje në seri tre automjete në rrugën Elbasan-Metalurgjik. Megjithëse përplasja ishte shumë e rëndë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targa AA 132 SK, shtetasja M.H., 26 vjeçe banuese në Elbasan.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e qarkullimit dhe ekspertët. Policia normalizoi trafikun e automjeteve dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *