• |
ide | kryesore

Si u tall Arta Marku pas ekstradimit të Nazer Seitit në Itali

Lajme, Të fundit



Nazer Seiti, financieri i Habilajve që u ekstradua në Itali konsiderohej person kyç në hetimet lidhur me këtë bandë dhe Saimir Tahirin. Ekstradimi i tij i menjëhershëm në Itali u konstatua edhe nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku, si në shkelje të ligjit.

Kjo ngjarje përfshin disa skandale që rëndojnë mbi Arta Markun.

Së pari, edhe pse Seiti po hetohej në Itali, ligji shqiptar ndalon çdo ekstradim të çdo personi që po hetohet në Shqipëri.

Së dyti, dy ditë më parë Arta Marku pranoi se ekstradimi ishte në shkelje të ligjit, por identifikimi i problemit për këtë shkelje ishte sa skandaloz, aq edhe qesharak. Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nën varësinë e Markut nuk e dinte që një tjetër njësi nën varësinë e Markut, Prokuroria e Krimeve të Rënda, po hetonte Seitin, ndaj kishte autorizuar ekstradimin në emër të saj. Vetëm vëmendja mediatike që mori kjo ngjarje mjafton për të kuptuar se ky justifikim prej sharlatani nuk qëndron.

Së treti, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme ka urdhëruar që kjo çështje të hetohet në bazë të disa përcaktimeve ligjore që janë shfuqizuar.

Pjesë nga njoftimi i Kryeprokurores për shtyp:

“Në mbështetje të nenit 160 pika 5, në lidhje me Kreun V, të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Satusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të fillojë hetimin disiplinor për rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë disiplinore nëse ka, të prokurorëve që kanë trajtuar çështjet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokurorinë Për Krime të Rënda.” – thuhet në njoftim.

Exit.al al zbuloi se problemi është që Kreu V i Ligjit 96/2016 është shfuqizuar, në të gjitha pikat që përcaktojnë shkeljet disiplinore (nenet 101-104), nga Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 34, datë 10.04.2017.

Kjo do të thotë që urdhëri i Arta Markut është pa asnjë bazë ligjore dhe nuk mund të zhvillohet në terma praktikë.

Opozita prej kohësh e quan emërimin e Arta Markut si kryeprokurore si emërim politik dhe me vetëm një funksion, sabotimin e hetimeve të prokurorisë ndaj Saimir Tahirit. Që prej ardhjes në detyrë, Marku më së shumti është marrë me zhvendosje prokurorësh anë e mbanë vendit. Por, kjo qasje e Markut ndaj ekstradimit të Nazer Seitit, e qëllimshme apo diletanteske qoftë, indirekt i jep një goditje të fortë hetimeve ndaj Saimir Tahirit.

Tashmë nuk ka më asnjë person të arrestuar në hetim për këtë çështje, ende nuk janë kapur dy vëllezërit Florian dhe Artan Habilaj e disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, përfshi ish-drejtorin e Policisë së Vlorës dhe disa vartës së tij.

Besueshmëria se Arta Marku mund të garantojë hetim të paanshëm për ish-ministrin e Brendshëm socialist është sot në pikëpyetje. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Kjo prokurore nuk ka aftesi tallese, Jo kete marionete e komanduan baronet e droges qe te krijonte akrobacite ligjore per te fshehur realitetin se mbase ish i arrestuari do fliste, e nga ku do na delnin ndofta emrat e peshqeve te medhej. Kjo prokurore, e ministrija e drejtesise manovruan bukr qe nepermjet akrobacive ligjore, E LAGU, SE LAGU,,,,, PESHQIT e medhej sipaste dashurit ambasadorLUse do i rreshqasin drejtesisesipas variantit te harmonizuar po nga keta veteShume zhurme, per asgje,,, kjo ddo te jete fundi i reformes ne drejtesi, Ambasadoret IKIN, puna>>>>>>>>>>>…..

  2. Nuk e kuptoj se shikues- lexuesi ben komentper portalin ne fjale dhe e quan tallje me lexuesiat e portalit qe me seshumti na pelqen.Ke i dashur lexues, ke portalinRAMA qe ka 5 vjet qe te genjen e prapejeni qorre e shurdher; Deshira e njerezve eshtevecori e sejcilit, por mire do ishte temos i biejm ne qafe portaleve sepse ne si popull vetem informacion marrim, Ne se nuk te pelqen idashur nderroni faqen,, demokraci hesapiporrruga qenka e veshtire. URIME LAPSIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *