• |
ide | kryesore

Zbuloni çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Lajme, Të fundit



Ashtu si kjo fundjavë, edhe fillimi i javës tjetër do të jetë me një presion atmosferik të lartë i cili do të vijojë të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.

I gjithë Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një mot i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta përgjatë Adriatikut.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndimor.

Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin. Edhe për javën e ardhshme pritet një mot i qëndrueshëm.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: 1 °C / 9 °C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *