• |
ide | kryesore

Çorapet e kuqe që nuk e bënë dot kryeministër

2, Ide

Duhet të jetë një dramë e vërtetë për një lider, që pas shumë vitesh në qeverisje, të mos ketë lënë asnjë gjurmë të qënësishme apo një bilanc për t’u ndjerë sadopak i vlefshëm. Eshtë dramë politike, por edhe njërëzore, që përmblidhet në atë thënien popullore, e cila me fjalë të thjeshta nxjerr zhveshur kotësinë e një ekzistence: “ku ishe, hiç gjëkundi. Çfarë bëre, hiç asgjë”.

Ndryshe nga individët e zakonshëm, që bilancin e ekzistencës së tyre e bëjnë me vitet e jetuara, për politikanët ai lidhet kryesisht me periudhën që u kanë besuar për të drejtuar vendin. Çfarë kanë mundur të realizojnë për të shenjuar për mirë kohën e tyre. Në histori njihen liderë që kanë ndërruar fatet e popujve të tyre, disa drejt prosperitetit e disa drejt katastrofave, ashtu siç ka plot të tjerë që kanë kaluar pa lënë asnjë shenjë, thuajse sikur nuk kanë ekzistuar.

Shqetësimi i një ekzistence politike të padobishme, duket se po kthehet në mundim për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në gati 5 vjet, Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rekord të qënësishëm të punës së tij si lideri kryesor i vendit. Nuk ka asnjë hop cilësor në ekonomi, investimet publike janë në ditën e tyre më të keqe, ndërsa ato të huaja nuk ekzistojnë. Korrupsioni dhe krimi kanë mbytur çdo hapësirë zhvillimi, braktisja e vendit është kthyer në synimin e çdo shqiptari dhe konflikti politik është bërë buka e përditshme për të ushqyer ata që votojnë, por që nuk zgjedhin.

Vetë kryeministri gjendet në ngërç sa herë që në debate televizive i duhet të përballet me bilancin e qeverisë së tij, e cila erdhi në pushtet me premtime e angazhime të mëdha dhe përfundoi tek një “Audi”, si simbol i kapjes dhe dështimit të saj. Edi Rama është i ndërgjegjshëm për dështimin e tij. Ndoshta e përjeton edhe si dramë faktin, që ai, dikur politikani i ri karizmatik dhe vezullues, sot si kryeministër është një hije gri, nën të cilën nuk po lulëzon asgjë. Gropat e palmave të shkulura ndanë autostradës Tiranë- Rinas, janë metafora më e mirë e pafuqisë së kryeministrit për të çelur diçka.

Që vetë Rama është i vetëdijshëm për pamundësinë e tij për të lënë gjurmë si kryeministër, kjo duket qartë në përpjekjet për vëmendje të dëshpëruar, përtej politikës. Ekspozitat si piktor në moshë të thyer, poçet artizanale që prodhon në punishten pranë Baba Mondit, intervistat për mediat e huaja me shprehje medemek origjinale të tipit “italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, daljet maratonë në TV, shpikja e ERTV, shëtitjet nëpër studio televizive pa prodhuar asnjë lajm, veshjet ekstravagande në samite botërore që ulërasin për vëmendje, takimet me popullin dhe replikat e gjata në facebook, të gjitha janë dëshpërimisht përpjekjet e një njeriu për të thënë: j’existe.

Por që kërkon të ekzistojë si formë, si atraksion, në pamundësi për ta dëshmuar ekzistencën e tij nëpërmjet sfidës që ka marrë përsipër.

Edhe më dramatike ngjan pamundësia e Edi Ramës për t’i dhënë kuptim ekzistencës politike, kur tenton të bindë shqiptarët se vepra e tij si kryeministër është unikale, historike, se ai po bën atë që nuk është bërë në 27 vjet, se ai po rilind Shqipërinë. Eshtë dramatike sepse i mungon një bilanc dhe veprat konkrete. Edi Rama është i dënuar që epokën e tij në drejtimin e vendit ta mbylli ashtu siç e nisi, vetëm duke u krahasuar me bëmat e paraardhësve, pa regjistruar asnjë ndryshim pozitiv që të mbajë markën e tij.

Ishte emblematik për destinin e tij politik, fjalimi i djeshëm në fondacionin “Qemal Stafa”, ndërsa nisi me hov të propagandonte meritat historike të partisë që drejton në shërbim të interesave të vendit. Por nuk renditi dot asnjë të tillë dhe përsëri iu referua kundërshtarëve politikë, të cilët i shitën naftë Millosheviçit, dolën kundër marrëveshjes së Rambujesë, i falën detin Greqisë, etj, etj. Dhe vërtet duhet të jetë e rëndë për një lider, që të bëjë hije mbi tokë, vetëm duke u matur me kundërshtarin me fjalë, por pa bërë asgjë për ata e kanë zgjedhur t’i qeverisi.

Nëse Shqipëria nuk arrin të hapë negociatat për anëtarësim në BE, përsëri Edi Rama do të drejtojë gishtin nga opozita si shpëtim për dështimin e tij. Por në fund fjalët i merr era dhe një lideri i regjistrohen arritjet dhe jo justifikimet. Edhe Rama ka bërë dikur opozitë konfliktuale, por Shqipëria hyri në NATO dhe siguroi liberalizimin e vizave. Detyra e kryministrit sot është të përmbushë detyrimet dhe jo të qahet paradhënie për opozitën e keqe që i ka rënë për pjesë. Fasada nuk mban gjatë nëse nuk ka themele dhe pa punë edhe çelja e negociatave mund të përfundojë si çelja e palmave. Por Edi Rama nuk mund të punojë dhe historia e tij duket e parashkruar si ajo e një politikani interesant me çorape të kuqe dhe atlete që nuk arriti dot të bëhej kryeministër.

27 Comments

  1. Droni qe transmetoi pamjet e mitingut ne kohe reale , i pordhi ne surrat propagandistet e shqupit dhe anal istet e post – truthit.Me sa duket EDI RAMA do fitoje edhe ne 2019 edhe ne 2021.

    1. erdhi koha qe kombi shqiptare te kerkojne ulleheqes ,te drejte per ti zgjillur problemet qe ka mbasi per nje shekull ndollemi ne kurthin e politikave djallezore antinjerzore ,te coptimeve perfitimeve pushtetit dhe parase politika egos djallit malluar ku me shum vlersohet vetja dhe mbeshtetja tek vtja ,disiplinimi jetes mbi bazen e interesit ,pa vlera ku pamundsia per te krijuar ,kushtet e permbushjes interesit ra disiplina dhe mungesa ndergjegjes pabarazis padrejtesise korrupsionit aventurizmit ,zbrazja dobive dhe zmallimi te keqes i nxorri gjith kunder njeritjetrin duke percaktuar nje fund te tmerrshem virtual ,,kaq din te padrejtit ,te paformuarit ,dhe te pavleret sepse ato cfar diten munden ta bene dhe zbuluan qellimet trashanike antinjerzore,,antikombetare,ku keta nuk kan fuqi dobie ndaj nesh as dhe sa nje mize ,sepse po te kishin pasur do ta kishin bere ne 1 shekull ,keto fetarisht filozofikisht ,psikologjikisht dhe praktikisht ,jan letra te djegura ne truallin shqiptare ,si klase politike ,sepse dikush po te ishte i dobishem do ta kishte rrezatuar duke u ndare me te keqen ne nje shekull ,keta jan pajtuar ne idologji dhe praktik per formen ligjet dhe veprimet praktike njerimetjetrin ,ku ne nje shekull nuk prolluan asnje dobi vec demit kunder shqiptareve te pafajeshem ,ky ishte pushteti njerzore i mbeshtetur ne egon e parase dhe krimit ,tani i ftojme njerezit e pushtetit zotit ,ne toke ullheqesit e drejte dinjitoz te sinqerte moraleshem teologet imamet dhe dietaret islam qe jane me diturin e duhur prifterinjet e ndershem atdhetare te krishtere prifterinjet e ndereshem atdhetare shqiptare te mblillen dhe diskutojne ,per fatet e kombit ,dhe ti dalin per zot te ullheqin kombin me fjalen me te drejte buhur pelqyeshme pranueshme fjalen hyjnore e cila ndan te miren nga e keqa te bardhen nga e zeza ,keta jan te vetmit perfaqesues te zotit ne toke te silet agjenturat permes komunisteve i permbysen me qellimin e vetem sundimin dhe shkatrrimin kombetare duke favorizuar te huajt keto me urtesi ne unitet mendimi dhe veprimi me njeritjetrin sipas ullzimit zotit jan ne gjendje te zhvillojne mendimin baz vlerave te ral;izojne unitetin dobit bashkimin kombetare dhe gjithcka te mire qe ky komb ka humbur deri tani,ju ftoj te nderuar bashkatlletare ,te percillni diturin dhe hakun qe zoti ju ka caktuar ne rolin tuaj ne toke ndaj njerzeve si lle keshillimin per mire dhe ndalimin nga e keqa ,ju ftoj te beheni fronti pazevendesueshem ,i ullheqes shpirterore te kombit ne pergjithesi ,,sepse drejtesine e ndjene cdo shpirte zemer sepse u krijuam me te me te funksionon cdo sukses ne cdo fushe te jetes me drejtesi hak zoti botnave na urdheron te punojme drejtesia qarteson gjalleron ka paqen cdo zgjillje dobi sukses padrejtesin e urrejn te gjith sepse ajo zbeh perplas shkatrron gjithcka keta ndoqen rrugen e gabuar por rreth 15 milion shqiptare nuk u kan faj ,nese ju ,keshilloni per mire dhe ndaloni nga e keqa ,populli do ju ndjek pas dhe beheni pale dhe forca kryesore e ulleheqes se popullit dhe e dobis ne vend e zgjilljeve dhe sukseseve ,me emrin e zotit gjithmeshireshmit dhe gjithpushteteshmit ftoheni te krueni nje nga pergjegjsit qe zoti ju ka ngarkuar per keshillimin per mire dhe ndalimin nga e keqa,po ashtu e keshilloj cdo bashkombas ne pozicionin e vet me menyren dhe mundesin te behet kontribues ndryshimi per dobi duke u larguar nga krimi dhe kriminelet dhe duke i kontribuar dobise sepse ,djalli mallkuar armiku cilesuar njerzore keshtu na deshiron qe te vihemi gjith kunder njeritjetrit dhe shkaterrojme njeritjetrin kurse i malli zot me meshiren e tije na meson dhe urdheron te kunderten te deshirojme per tjetrin ate cfar deshirojme per vete me drejtesi hak na mundeson vetem domi miresi meshire ne cdo pikpamje,nga ku e keqa heshte dhe e mira perhapet me respekt per te gjith ndava me te gjith dashurin qe kam per ju vetem te miren shpetimin sepse me te drejten perfitojne dhe ndjehen krenare ,dhe te shpetuar te gjithe

      1. un mendoj se cdo problem ka kohen momentin per zgjillje e kur veprimeve te duhura u kalon rralla problemet behen kosto qe i paguajm te gjithe nese tani po paguajm kostot e kaluara te pakten ti ndalim qe ne vijim te mos lejojme kosto te tjera

      2. Do të ishtë shumë më mirë që këtë “mendimin” tënd o byrazer, ta kishe “shpalosur” me nja dy rrjeshta e tre fjali të shkurtëra të mbyllura me shenjën e pikës.
        As e mora fare mundimin që të merja vesh se cfarë “mendimi” paske ti, vec u bëra kurioz se përse ky psikopat nuk përdor asnjë shenje pikësimi e përse në vend të gërmes se përberë shqipe “dh”, përdor vetëm “ll”

  2. anonimus ik se qenefi negjmije i tejmbushur esht nga protesta e opouites,ne brek gjelili u dhje rama,ruqi e tahiri.ik anonumus shko shit ndonji kilogram se po nuk paguat frroket e doket ,toshet e doshet habil e balila qe ku sollen ne pishtet beso ju dhjejn ne goj ty e ter gjallesat e ps .keta jan kriminel.

  3. KY Shkullalu ka shok kete Arin me breket e xhellit,manallin e rames dhe. duqet ruqit.aja simotra e rrenes dmth rrot,tunu trapi.

  4. Shkrimi eshte i mire. Problem mbetet Shqiperia qe nuk ka kryeminister! Si e kemi hallin? Duhet te gjejme nje kryeminister sa ma shpejt!.

  5. Shkullak pse hedh shashka kot fare,je inatcor dhe fshatar.Edhe k/ministri i Kanadase eshte me corape me elefante dhe po legalizon mariuanen,del me femra ne foto ,ben edhe boks,ka shume qejfe por keto nuk e pengojne aspak,biles ja rrisin popullaritetin.Shqiperia nuk eshte Kanadaja,por nje POR e madhe ka me shume se 5 vjet qe nuk eshte vrare asnje protestues,eshte ndertuar ne cdo qytet,rruget jane bere shume te bukura,ka nje rregull shteteror,qe nuk eshte kollaj po ta krahasosh me qamilet qe shkaterruan dhe vrane sa i desh krahu.U harrua Gerdeci,21Janari,Fazllici,CEZ-i e plot krime te tjera.Po pse ore Shkullaz kur e gjen shtepine me nje kile grosh dhe pa tavan e dysheme ,mendon qe me biciklete do te shkosh ne parajse.Ti pret nje taborr me jenicere investitor qe po erruajne shqiperine prej 25 vjetesh,Oh sa kollaj eshte te shash dhe te merresh me breket apo corapet e kuqe te Rames,por mos harro se te tjeret i kane me ngjyren e gjakut dhe floririt dhe bejne sehir me derdimene si ty .Ngeles nga origjina qe vjen ,asgje nuk ke mesuar perpara,injoranca e trasheguar nuk mbulohet me nje kulture egoiste .Ndoshta e kuqja te duket komuniste dhe bluja demokratike,por shqiptaret si pagane qe jane duan ngjyrat e ylberit.

      1. 4 grupe njerzore na mbajne pa u shkatrruar 1 dietaret 2 ullheqesit e drejte 3 guximtaret 4 lutjet e besimtareve ,thuajse te katra nuk i kemi ne eficense ,aktive qe ne si popull duhet te ndryshojme aktivizojme dhe konfirmojme dietaret tane ulleheqesit e drejte e me rralle mbasi pushteti njerzore me mbeshtetje tek vetja dhe interresi u faktua se con ne padrejtesi duke ,perfunduar ne problematika konfliktualitet dhe deme kosto pa dhogari kurse pushteti zotit eshte nje natyralitet krijimi me ligje esenciale te universalitetit qe rendimentin e kan vetem dobi ne cdo kuptim,un jam per dobin mbasi ate e ndjene cdo shpirt dhe zemer te drejten hakun per vete ,por i malli zot na urdheron qe ta duam per te gjith sic deshirojme per vete kurse dietaret dhe ulleheqesit e drejte na e mundesojne ,kete kuptim shprehje dhe veprim duke pranuar ndihmuar dhe mbrojtur me ligje

  6. Shkullaku, ti duhet ta dish se Edi Rama eshte nje sajese mediatike.
    Media me kohe kete debil e ka paraqitur si modern, kete injorant e ka paraqitur si hokatar, kete harbut e ka paraqitur si antikomformist. Eshte Media ne vite qe ka sajuar nje Ed Rame te rrejshem per publikun. Jo ate origjinalin, por te veshur me kostumin mediatik. Edhe kur te gjithe pane foto te ketij perversi ne plazh publik, prap Media nxitoi ti vere gjethen e fikut per ti mbuluar bythen. E paraqiti si spektakel te modernizmit tij.
    Edi Rama ka shkruar nje poezi “Lule shqipo, lule djale”
    Aty Rama bashkebisedon me pederase ne Greqi per zanatin e tyre. Pse Media nuk e boton kete “Kryeveper” ? Atje do shohe kushdo se kush drejton qeverine, nje pederas!
    Media nxitonte me kamera pas Rames kur ishte Kryetar bashkie per ta paraqitur punetor te madh. Media ato sharjet qe Rama i beri asaj gazetares “Shko te semafori”, e mbuloi. Media zullumet e Rames eshte munduar ti zbardhe me gelqere mediatike.
    Rama pra, eshte nje sajese mediatike. Ne se sot Shqiperia vuan, kjo ngjet se Media ka mashtruar duke paraqitur nje Ram tjeter, jo ate origjinalin. Te njejtin gabim te rende Media po ben dhe me ate mashtruesin Velia. Po e nxjerr perdite si klloun neper kronika TV duke e paraqitur si Ramen dikur, punetor. Kur eshte nje kokerr rrenacaku. Dhe Media po merr persiper perseri te mashtroje popullin duke e paraqitur dhe Veline si Ramen, ndryshe nga c’jane ne realitet, dy plehra te veshur mediatikisht me genjeshtra.

  7. Demokleu Demokleu o bishe e gjalle o è “ardhmja ” e vendit Tim .
    Mjafton te rilexosh komentin tende per te kuptuar ne dore te kujt Ka rene shqiperia .Ti je kokrra e kaqolit ti je viktime e injorances tende.Te rreplikosh me Shullakun do te thote qe shkollimi juaj eshte i nje niveli te ulet,lexoje mire disa here qe ta kuptosh thelbin e shkrimit.O viktime e injorances tende..

    1. eshte arsyeshme pse jo te futen ne kete vijim prisit fetare mbasi ndalen demet krimet fitneja thacethemet perplasjet gjakderdhja krimi korrupsioni dhe njerzit mesohen te zevendesojne urrejtjen me dashuri problemet me zgjillje dhe luften me paqe zoti na krijoj nenat na linden te lire keta na roberuan dhe vazhdojne te na roberojne ,nese meriton dikush ti nenshtrohemi e meriton vetem ai qe na krijoj jo tu nenshtrohemi haduteve krimineleve te korruptuarve ,ky eshte fundi i keti durimi dhe nenshtrimi ne kemi nevoje per vlerat drjtesi hak,dobi formim ,paqe ket fuqi se ka askush vecse permes librit te zotit sepse ky eshte burimi i pazevndesuesh i dobive ,ky eshte mendimi im nese njerzit nga dobesia na zhyten ne cdo te keqe me librin e zotit garantohet cdo e mire eshte shprese gjalleri qartesi zgjillje shpetim ky eshte mendimi im nese dikush e vlerson dhe perkrahe

  8. Mbasi i provova te gjitha,politike,gazetari,biznes,qeveri etj vendosa te merrem me portale ose ale.Eshte mire kur shprehesh ne kohe te ndryshme sipas valles qe hedhin te tjeret pa pare qe edhe vehte je pa opinga.Kemi kenduar ne kor te gjitha gjuhet e botes sipas parase qe na kane dhene.Veshtire qe te dalim nga ky rreth vicioz qe kemi trasheguar.

  9. Z. Shkullaku !
    Nëse karriera politike e Edi Ramës do të vlerësohej apo më saktë zhvlerësohej se “nuk ka bërë asgjë”, do të ishte gjysma e së keqes.
    Por ajme !
    E keqja e tij nuk qëndron vetëm në faktin se ai nuk ka bërrë asgjë por qe të shumtën e gjërave që ka bërë, i ka bërë në shkelje flagrante të ligjeve, pa përmendur regullat e etikës e moralit.
    Perse e zbusni përgjegjesinë e tij duke e thjeshtëzuar vetëm tek paaftsia për të bërë dicka të mirë si kryeministër, kur atij i varen si çekan në kokë gjithato mashtrime publike që tangent ja përmendni edhe vetpë në ketë shkrim ?
    Po kush e paska konsideruar Ramën një “politikan të ri karrizmatik e vezullues” dikur ?
    Janë pronarët e mediave, njëkohësisht edhe pronarë firmash ndërtimi, qe gjetën tek ai vezullimin e parave të pista, pa u ngjit ai në karrierë.
    Për hirë të së vërtetës duhet pranuar se Ramës nuk i kanë munguar asnjëherë energjitë për të bërë diçka por historia ka shembuj të shumtë politikanësh me energji negative që u shndruan në diktatorë kriminelë.
    Nuk ke sepse ja ha hakun Ramës duke i thënë se nuk ke bërë asgjë.
    Pasi e kriminalizoi legjislativin e ekzekutivin, e kanabizoi gjithë Shqipërine dhe e bëri atë rekordmenen ne Europë të trafikut të drogës, pasi një muaj para zgjedhjeve u detyrua që të ulte pantallonat e të dorzonte gjysmen e qeverisë e gjithë komanden e ministrisë së mbrendëshme, na u zgjodh përsëri kryeministër fuqiplotë me shumicë absolute, per të gllabëruar edhe institucionet e tjera të shtetit, drejtësine, SHISH-in, e deri pothuajse të gjitha mediat. Edhe ato pak media qe mund të plikosh në internet e që bëjnë sikur e kritikojnë atë, e kan bërë si normë e formulë që të sulmojnë opozitën po me akuzat e Ramës.
    Nuk paska bërër asgjë Edi Rama ?
    Po cili lider shqiptar në këto nbi 100 vjet të krijimit të shtetit tonë, vec Enverit me shokë, ka guxuar të sulmojë rugaçerisht një kandidat për president të SHBA ?
    A mund të na e shpjegoni z.Shkullaku se çfarë kuptimi i jepni fjalës “karrizmatik” sepse Edi Rama tashmë është provuar që postin e kryeministrit e kupton si pronar të tepsisë së madhe të bakllavase me emrin Shqipëri

    1. perse te mbajme ulleheqesit mashtrues dhe te mos pranojme ulleheqesit e drejte ku ne vend te genjeshtres flitet dhe veprohet universalja e dobishmja ,i kemi ulleheqes te gateshem ,mjafton te ftojne popullin dhe gjith populli i pergjigjet menjehere dhe rreshtohen si ushtaret ne rresht sepse jan te bindur ne vleren dobit meshiren miresit zgjilljet sukseset gjallerin qartesin unitetin dobit dhe shpetimin qe zoti mallerishem i ka garantuar ligjeve te tije ullzimit te tije

  10. Kur Rama ishte kryetar bashkie ne Tirane ,i nxorren nje foto ku Rama kish dale lakuriq me nje femer,pritej termet,por Rama u zgjodh kryetar me me shume vota se 4 vjet perpara.Populli pranoi me mire nje kryetar me manall ne dore se nje kryetar pa manall fare.Dhe jeta e vertetoi se pastaj erdhi petulla bretkose qe vetem guiste dhe s’beri asnje pune per Tiranen,vetem per kunatin dhe familjen,dhe prandaj u rrezua kudo qe te jete.Qe Rama ka nje thes me te meta as qe diskutohet,por qe populli e votoi me gjithe corapet e kuqe.Nqs nderron ngjyren ,ai prap do te zgjidhet sepse opozita eshte e zhytyr e tera ne korrupsion,Nuk ka asnje alternative pozitive qe tepermbyset Rama.Nga Basha qe mori 13 milion euro (ai e di se sa i varfer eshte) demshperblim per cadren apo nga Mona qe ne darke me fle Presidentin burre dhe ne mengjes shan burrin president ./Korrupsioni ka hyre ne palce sa me fjalime nuk rregullohet.Edhe ata qe aspiruan nga ndonje parti bibloteke,u zhgenjyen sepse librat ishin shitur dhe njerzit rrinin kot ne rradhe.

  11. Nuk i vë faj këtij “përfaqesuesit të popullit” “prej detit” që shkruan e përsërit si papagall ato çfarë lexon në mediat shqiptare. Duket se ja ka parë hajrin detit se nëpërmjet tij ka bërë para .
    Kam parasysh këtu një shkrim të Bushatit me titullin “Manipulimi pervers me pallatin e Bashës”
    Lajmi se Gjykata e Strasburgut ndëshkoi qeverinë shqiptare për të dëmshperblyer të dëmtuarit nga prishja e pallatit në Vlorë, me mbi 13 milionë euro, në vënd që të krijonte një furtunë mediatike për këtë skandal, degjeneroi me gënjeshtrën e trashë se Basha “fitoi” 13 milionë.
    E dëgjova edhe vetë Ramën të pranonte se Gjykata “nuk ka ndëshkuar qeverinë” sipas tij, por ka dëmshpërblyer qytetarët të cilëve ju prishën apartamentet që kishin blerë.
    Ato para nuk do t’ju shkojne as “vjehrit të Lulit” e as bisnesmenëve të tjerë që patën investuar për ta ndërtuar e jo më Lulzim Bashës. Paratë e shitjes së apartamenteve ata i kanë marë me kohë me dokumente e me leje ndërtimi të dhëna nga bashkia socialiste e Vlorës. Kush u ndëshkua nga bashkia e Vlorës për dhënien e kësaj leje ?
    Nuk mund të dalë askush e të pretendojë se Basha pati në pronësinë e tij qoftë edhe një apartament të thjeshtë të atij pallati, të blerë apo dhuruar nga vjehri që të ishte dëmshpërblyer nga Gjykata.
    Mbi bazën e cilave fakte e prova Bushati e quan ate “pallatin e Bashës” e që 13 milionat i paskeshin shkuar atij ?
    Vetëm mbi bazën e mashtrimit propogandistik me akuza politike të Ramës që ju kthyen si bumerang.
    E pra çfaj kanë trafikantët e detit që fytyra normale e juristit Basha, të shkolluar në shkollat më prestigjioze perëndimore ju duket “si petull e bretkosë” e fytyra e bojaxhiut mediokër e arrogant ju duket si shenjt ?
    Sepse mediat shqiptare akoma mbizotërohen nga gazetarë qe në shkollë mësuan vetëm se si ti thurrin lavde diktatorit Enver e sistemit diktatorial komunist
    Tani që kanabizmi eshtë në simbiozë me komunizmin, janë shtuar edhe sulmet e “gazetarëve” kultivues e trafikantë të kanabisi, kundër modelit e formimit perëndimor, për të realizuar thirrjen e dikurëshme ta bëjme Europën si Vlora.

  12. @@@@ Shqiptar
    Qeke karabush fare,do na mbushesh mendjen qe 13 milion euro i perkasin vjehrrit te Bashes qe punonte roje tek VEFA,apo popullit te pasur..qeke per ke lumi.Shko meso shqip se per shkolle Monika ka tezgjahun kurse Basha ka Vjehrrin.

  13. Me siguri e ngaterron me fax-in e Zenit per Gerdecin dhe e-mailin per CEZ-in apo me tokat e Fazllicit apo…gjithe familja me Bashen ne kosh te rrobave.Ndoshta edhe per pak vjet do shitet edhe skeleti qe ka ngelur nga shqiperia.Ajri ,deti,Skenderbeu,toka,nentoka etj..edhe emri ka ngelur pa shitur.

  14. Nuk eshte nje surprizè!
    Mafia politike;( Rama ,Basha,Berisha, Meta, Kryemadhi ,Xhafaj ,Ruçi,) me sukses po saboton !
    Ndersa koha e tyre po mbaron!

    1. ,si krijim drejtesia haku ,dhe padrejtesia jan krijim i zotit dhe njerezit sprovohen ,zoti mallerishem na urdheron drejtesin disa zgjellin padrejtesindrejtesia eshte ligj i zotit qe permblell gjitha ligjet qe zoti ka permblellur ne te eshte vetem dobi,ne cdo pikpamje dhe funksionale e garantuar baze keshillave qe zoti mallerishem jep per te rendimenti eshte dobi,dhe veprim drejtit zoti madherishem i shperblen ne dy botet ,ligjet e tije i ka unifikuar ne cdo gjallese ,vini re beni pune te mira njerzit u duan ju respektojne po ashtu dhe ne raport me krijesat tjera ,i ka krijuar dhe nderthurur ne menyre precize dhe unike i malli zot saqe po te hulumtohen me vemendje gjitha veprimet e drejta ,jan vetem dobi dhe shperblim e kunderta eshte me padrejtesin ,cdo veprim ne padrejtesi,ka dem tjeret te urrejne dhe ndeshkojne ,padrejtesia te padrejtit i malli zot i ndeshkon nde dy botet shikoni sa bukur i ka nderthurur i malli zot krijimin ben krim tjeret te arrestojne denojne ,por dhe ne boten tjeter zoti te ndeshkon padrejtesia rendimentin e ka humbje ndeshkim shkatrrim ,drejtesin e ndiejn dhe duan te gjith edhe ato qe padrejtesi u bejne tjereve sepse u krijuan me te ,kurse padrejtesin ,e urrejn te gjith sepse ja din vleren zoti keshtu e krijoj me keto cilesi,ne mes padrejtesise dhe drejtesise zoti mallerishem per te paditurit dhe gabimqaret la nje mundesi pendimin ,dhe per te garantoj meshiren dhe faljen e tije si kusht largimin nga padrejtesia dhe kthimin ne meshiren e zotit,kjo eshte hak qe zoti mallerishem beri te diturit pergjegjes qe tua tregojne te verteten tjereve ,dhe njeresve tu mundesohet shpetimi ,ne dy botet dhe zgjilljet sukseset ne kete bote ,sepse nga padituria njerzit bien ne gabime te vogla dhe medha ,por dituria u duhet thene ne kohe se me vonese behet gabimi problem kosto qe e paguaj dhe tjeret,sot me ket ralitet po paguajm kostot e kaluares me heshtje pranim dhe bashkjetese me padrejtesine por sot eshte momenti qe te ndalim te keqen dhe vazhdojme me te miren gjithnje dhe me cilesore ne zhvillimin e vet te shvillojme edukojme shpirtin per te njohur alluruar dhe falnderuar ate qe na krijoj ,dhe ate cfar duam per vete ta duam edhe per tjeret si domosdoshmeri dhe si dobi

  15. Pavaresisht asaj qe shkruan Z. Shkulaku nuk besoj se ai nuk e kupton qe qellimi i deshtakut edver nuk eshte te ndertoje diçka, por te shkaterroje gjthçka, vetem e vetem ky eshte qellimi i tij! Ky bastard ka nje urrejtje visheroze per shqiperine e shqiptaret, sikur keta jane fajtor per mangesite fizike te tij! Problemi or mik eshte skizofrenia qe kjo mangesi i jep atij ne çrregullimin mendor, qe e çon ne shkaterrimin e vendit! E çuditeshme eshte se vetm nje popull si i yni nuk vepron dhe zgjedh politikane qe jane aty vetem per te vjedhur e nuk kane asnje capcitet tjeter perveç jane injorante, vjedhes e perçudnues te çdo gjeje qe ka te beje me zhvillimin human te shoqerise shqiptare!!!!!!

  16. Pavaresisht asaj qe shkruan Z. Shkulaku nuk besoj se ai nuk e kupton qe qellimi i deshtakut edver nuk eshte te ndertoje diçka, por te shkaterroje gjthçka, vetem e vetem; ky, eshte qellimi i tij! Ky bastard ka nje urrejtje visheroze per Shqiperine e shqiptaret, sikur keta te jene fajtor per mangesite fizike te tij! Problemi or mik eshte skizofrenia qe kjo mangesi i jep atij ne çrregullimin mendor, e çon ne shkaterrimin e vendit! E çuditeshme eshte se vetm nje popull si i yni nuk vepron dhe zgjedh politikane qe jane aty vetem per te vjedhur e nuk kane asnje capcitet tjeter perveç jane injorante, vjedhes e perçudnues te çdo gjeje qe ka te beje me zhvillimin human te shoqerise njerezore shqiptare!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu