• |
ide | kryesore

Deputeti i PD-së: Rama po bllokon reformën në drejtësi për të mbrojtur Tahirin dhe veten

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po tenton të kapë organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Në një deklaratë për mediat, në nisje të mbledhjes së nënkomisioneve për këto dy organe të reja, deputeti i PD tha se Rama me veprimet e tij po tenton të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të kërkuar për trafik droge, ai i liron me vendim gjykate. Ndërkohë që personat që janë në hetim për çështjen e rëndësishme Habilaj, atë e transferon në Itali vetëm që të mbyllë çështjen Tahiri-Habilaj. Rama po bën çmos që nëpërmjet bllokimit të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ, të mbrojë Tahirin, pasi përmes tij mbron veten e tij. Pa u dënuar Tahiri dhe kriminelë të tjerë që mbështetin këtë qeveri, Rama nuk mund të bëjë drejtësi”, – tha deputeti Bylykbashi.



6 Comments

  1. Te gjithe e dime qe 90 % te deputetevet te PD dhe LSI, jane shkatrrimtaret dhe armiqte e atdheut tone (dikush me shume se tjetri).
    Qeverisja e tyre coi shqiperine ne kete kaus (droge, lazarat, korupsion dhe mentelitet vjedhje shteti per interesa vetjake) dhe sot shume shqiptare duan ta pastrojne ate vend qe shume shqiptare e duan.
    Duhen vite te spastrohen indivitet hajdute dhe mentaliteti shkaterrues..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *